Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

9 maji - Dita e Evropës

Bashkimi Evropian tregon rëndësinë e fjalëve solidaritet dhe unitet

Bashkimi Evropian  e pret festën e vet në kushtet e krizës së paparë shëndetësore dhe ekonomike, të shkaktuar nga pandemia me Covid-19. Sivjet Dita e Evropës është shumë më e veçantë dhe për shkak të dy përvjetorëve të ngjarjeve të rëndësishme për projektin historik dhe evropian – 75 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe 70 vjet nga deklarata e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman, e cila vuri themelet e Evropës së Bashkuar.

“Gjatë 75 vjetëve të fundit ne bashkë në Evropë dëshmuam se, paqja, bashkëpunimi dhe miqësia, përtej kufijve kombëtarë janë baza më e mirë për prosperitetin dhe rritjen” deklaroi  në një intervistë për Radio Bullgarinë Nikolla Milladinov, atasheu i shtypit i Përfaqësisë të Komisionit Evropian në Bullgari.

Kriza me Covid-19 nxori në plan të parë disa arritje bazë të bashkësisë, të cilat kohët e fundit sikurse i pranonim si një gjë e dhënë. Dita e Evropës është edhe një mundësi tjetër të rizbulojmë paqen, lirinë, sundimin e ligjit dhe demokracisë si vlera të larta të shoqërisë. Të punojmë për një ekonomi për të gjithë, e cila u jep mundësi njerëzve të jetojnë qetë, bashkë dhe duke përfituar më shumë mundësi ekonomike dhe teknologjike. Që të gjitha këto tema marrin pjesë në ngjarjet me të cilat sivjet festojmë ditën festive, krejtësisht online:

“Në Bullgari tanimë filloi festimi me nisma të ndryshme në internet – vuri në dukje  Milladinov. Bashkuam përpjekje me kolegët tanë nga rrjetet e tjera informative evropiane në Bullgari për fushatën “Mbetemi solidarë”. Tanimë një javë të tërë, me përmbajtje të posaçme online, njerëzit mësojnë për shumë nga organizatat partnere, të cilat prezantojnë shërbime dhe informacion, lidhur me politikat e Bashkimit Evropian.


Pika kulmore është më 9 maj në orën 11.00, kur komisionarja bullgare Maria Gabriel do të zhvillojë dialog online me qytetarët nga e gjithë Bullgaria. Tema e mbledhjes është “Dita e Evropës 2020: Bashkë akoma më të fortë. Solidariteti evropian në periudhën e krizës”.

Një iniciativë tregoi në praktikë rëndësinë e fjalëve solidaritet dhe unitet në kohë krize. Në bazë të idesë së Komisionit Evropian dhe të kryetares së saj Ursula von der Leyen, qe vënë fillimi i fushatës dhuruese botërore, e cila ndihmon përpunimin e metodave të vaksinës si dhe metodave efektive për diagnostikim dhe shërim të koronavirusit. Akoma gjatë ditës së parë u mblodhën mbi 7 miliardë euro.

Shumë lajme të mira u dëgjuan dhe pas online takimit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor” mikpritës i të cilit më 6 maj qe presidentja e rotacionit e Këshillit të Bashkimit Evropian-Kroacia. U bë e qartë se, Bashkimi Evropian lëshon ndihmë financiare prej 3,3 miliardë euro në dobi të qytetarëve  nga Ballkani Perëndimor dhe evitimin e pasojave humanitare dhe shëndetësore në regjion, të shkaktuar nga Covid-19. “Ne mbajmë përgjegjësi të posaçme të ndihmojmë në këtë pandemi partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor, me qenë se e ardhmja e tyre është të jenë pjesë nga Bashkimi Evropian” theksoi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ec.europa.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zoran Milanoviç

Ngjarjet me adresë ballkanike

0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..

botuar më 25-01-04 9.10.PD

Viti politik 2024 dhe pritshmëria se Bullgaria do të punojë për qëllime të reja pas hyrjes në Shengen

Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..

botuar më 25-01-02 7.10.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë në vitin 2024: Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut

Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..

botuar më 24-12-30 7.15.PD