Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot hapen akoma parqe në kryeqytetin e Sofjes

Foto: BTA

Me urdhër të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova sot hapet parku-muze “Vrana” dhe Parku i Akademisë Ushtarake. Sot hapet për vizita edhe parku arkeologjik “Porta Perëndimore” (“Zapadnata Porta”), si dhe kopshti pranë mauzoleut të Aleksandër Betenbergut.

Bashkia e Kryeqytetit u bëri apel sofjanasve për të respektuar të gjitha masat kundërepidemike, si dhe kërkesat për distancë fizike.

Që nga e hëna deri në të enjten në Sofje u janë vendosur afro 80 gjoba (për mosmbajtjen e distancës, uljen në stola, përdorimin e shesheve për fëmijë dhe të pajisjeve të tjera sportive).


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin

Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të përhapen re dhe në vende të caktuara, përsëri kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë..

botuar më 25-05-01 7.35.MD
Borisllav Gucanov

Një e katërta e punëtorëve në vend nuk kanë ose nuk duan një kontratë pune

25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i çështjeve sociale Borisllav Gucanov në Varna me rastin e Ditës së Punës, 1 Majit. Ministri e gjen të..

botuar më 25-05-01 5.01.MD

“Inteligjenca Ushtarake” bullgare e sheh Rusinë si një forcë destabilizuese

Rusia mbetet faktori kryesor destabilizues për sigurinë ndërkombëtare, thekson raporti i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake për vitin 2024, njoftoi BGNES. Në dokument theksohet, se mjedisi global i sigurisë karakterizohet nga militarizimi në rritje..

botuar më 25-05-01 4.42.MD