Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studim epidemiologjik do të kërkojë përgjigjen imunitare ndaj Covid-19

Foto: EPA/BGNES

Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari, Plovdiv, do të zhvillohet një studim epidemiologjik për Covid-19. Në të do të analizohen mostrat e 1000 personave të zgjedhur rastësisht, informoi për BNR prof. Mariana Murxheva, rektorja e Universitetit të Mjekësisë në Plovdiv.

Analizat laboratorike do të fillojnë javën e ardhshme, kurse rezultatet do të jenë gati në qershor. Sipas profesoreshës Murxheva studimi mund të japë informacion për përgjigjen imunitare të organizmit tek grupmoshat e ndryshme dhe grupet e rrezikuara.

“Është e mundshme të ketë njerëz, të cilët pasi e hasin virusin të mos ndërtojnë imunitet dhe të mos gjejmë tek ta përgjigje imunitare. Njerëzit e tillë zakonisht janë me deficit imunitar apo me sëmundje autoimunitare” – shpjegoi prof. Murxheva.  Sipas saj studimi mund të përdoret si përfaqësues për vendin tonë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bletarët alarmojnë për një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve

Në rajone të ndryshme të vendit këtë pranverë, prodhuesit e mjaltit raportojnë një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve. Industria po përballet me sfida serioze për shkak të rendimenteve të ulëta të mjaltit që po afrohen, dhe zgjidhjet nuk janë të..

botuar më 25-05-13 9.41.PD

Parashikimi i motit për 13 majin

Gjatë natës , do të ketë reshje në shumë vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive pas mesnatës, në rajonet jugperëndimore të vendit. Do të ketë edhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do..

botuar më 25-05-12 7.40.MD

Anëtarë të komisioneve zgjedhore hetohen për mungesë fletësh votimi

Zyra e Prokurorit hapi një procedurë paraprake kundër anëtarëve të Komisioneve Zgjedhore Seksionale dhe të Qarkut në Stara Zagora, Kërxhali, Bllagoevgrad dhe Sofje. Gjatë një inspektimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me një çështje që lidhet me..

botuar më 25-05-12 6.18.MD