23 janë rastet e reja të koronavirus në vend të regjistruar brenda 24 orëve të fundit. Këtë e njoftuan nga Shtabi Operativ Kombëtar në brifingun e orës 08.00 të datës 12 maj. 13 prej tyre janë në mjekim spitalor. Ndër ta është edhe një fëmijë 4 vjeç dhe 4 punonjës mjekësorë. 2004 janë të infektuarit me Covid-19 tek ne, 368 prej të cilëve janë në spital. 50 të infektuar janë në repartet intensive. Brenda 24 orëve të fundit u testuan 1979 veta dhe kështu numri i përgjithshëm i të testuarve që nga fillimi i epidemisë u bë 58 713. Të vdekurit me koronavirus të zbuluar janë 93. Mosha mesatare e të vdekurve është 66.7 vjeç.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..