Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulet TVSh-ja për restorantet dhe lokalet në sektorin e turizmin

| rinovuar më 20-05-12 5.22.MD
Foto: BTA

TVSh-ja për restorantet dhe lokalet në sektorin e turizmit të ulet në 9% nga kjo verë deri në fund të vitit 2021. Për këtë arritën marrëveshje kryeministri Bojko Borisov, Asociacioni i Lokaleve në Bullgari dhe Organizata Bullgare e Hoteleve dhe e Restoranteve. Kryeministri theksoi, se ky vendim është një rrezik politik por është në përkrahje të sektorit në kushtet e krizës për shkak të Covid-19 dhe është koordinuar me Ministrinë e Financave. Kryeministri ka kërkuar nga sektori turistik që 100% e veprimtarisë së tij dalë nga informaliteti. Shtyhen për vitin e ardhshëm dhe ndryshimet në urdhëresën për arkat fiskale. Është parshikuar dhe hartimi i një plani kundër krizës për kreditimin e sektorit nga ana e Bankës Bullgare për Zhvillim.

Ulet dhe TVSH-ja për librat, i cili do të bëhet 9% dhe do të mbetet i tillë dhe pas dalijes nga kriza. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyra e Prokurorit Publik Evropian akuzoi dy bullgarë për mashtrim për mijëra euro

Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..

botuar më 25-02-28 12.16.MD

Ekspozitë dokumentare kushtuar Çlirimit të Bullgarisë hapet në të hapur në Sofje

Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..

botuar më 25-02-28 9.45.PD
Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD