Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Itinerar me 50 tempuj do të tërheqë turistët në Bullgari dhe Rumani

Foto: Fondacioni Clopot

Mbi 50 manastire  të njohura dhe jo aq të njohura, kisha,xhami, sinagoge dhe vende të tjera të shenjta në territorin e qarqeve Dobriç (të Bullgarisë) dhe Konstanca (të Rumanisë) presin turistët. 

Itinerari turistik, i cili kalon përmes të gjitha këto objekte është përpunuar në bazë të projektit të Institutit Evropian për Turizëm Kulturor “Evrika” në qytetin e Dobriçit dhe të fondacionit humanitar “Clopot” në Konstancë. Përkrahja financiare për të është ofruar nga Programi për zhvillim transkufitar "Interreg V-A Rumania - Bullgaria". 

Për të vizituar të gjitha vendet e parashikuara në këtë itinerar turistët mund të përdorin aplikacion mobil falas. Projekti parashikon dhe shëtitje me jahtë buzë bregdetit bullgar dhe atë rumun. 

Po të ketë interes mund të organizohen itinerare etnografike dhe dasma.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga fshati Shiroka Llëka (Bullgaria Jugore)

Parashikimi i motit për 18 shkurtin

Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..

botuar më 25-02-17 7.40.MD

Aeroporti i Sofjes do të mbajë emrin e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski

Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..

botuar më 25-02-17 6.23.MD

KE mbyll procedurën penale kundër Bullgarisë lidhur me planet e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet

Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..

botuar më 25-02-17 5.08.MD