Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev propozon që dënimi për shkaktimin e aksidenteve rrugore me pasojë vdekje pas përdorimit të narkotikëve dhe alkoolit të bëhet nga 15 deri më 20 vjet burg apo burgim të përjetshëm, me sekuestrimin e automjetit, me të cilit është kryer aksidenti. Propozimi i është dërguar Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të të gjitha grupeve parlamentare.
“Në vitin 2015 janë regjistruar 90 procedime penale për drejtimin e automjeteve pas përdorimit të lëndëve narkotike, kurse gjatë vitit 2019 numri i tyre është rritur deri më 3000”, komentuan nga Prokuroria.
Aktualisht ndëshkimi për shkaktimin e vdekjes në rrugë pas përdorimit të narkotikëve është nga 3 deri më 15 vjet burg.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..