Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

5kmrun selfie bashkoi vrapues nga e gjithë Bullgaria

Gara kryesore në jetë është ajo me veten. Fitorja në këtë betejë është më e ëmbla. Në këtë janë të bindur të gjithë, të cilët bëhen një pjesë nga lëvizja për vrapime 5-kilometrashe kolektive  5kmrun, lëvizja kjo e cila e ka pushtuar Bullgarinë gjatë viteve të fundit. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për variantin e ri të garës - 5kmrun selfie, që supozon vrapim individual të distancës me llogaritje të rezultateve në një klasifikim të përbashkët.

Formula është kjo: fillimisht kapërcen tundimin të çlodhesh në kohën e lirë dhe qëndron në start, pas kësaj lufton që të mund të arrish deri në final, kurse pas një jave përsëri të mund të kapërcesh veten dhe shkon në park. Derisa ta kuptosh se vrapimi me 5kmrun për ty është doza e radhës me adrenalin, pa të cilën nuk mundesh. Mes pjesëmarrësve në startet në masë të ditës së shtunë në 5kmrun ka qenë personalisht dhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

5kmrun organizohet falas çdo të shtunë në mëngjes herët në 5 parqe në qytetet Sofja, Varna, Burgas dhe Plovdiv. Ndaj momentit në sajtin e iniciativës janë regjistruar afro 21 mijë pjesëmarrës.

“Në zgjatje të kësaj ideje ne vendosëm të ofrojmë mundësi që tifozët tanë të mund të përfshihen në vrapimet, edhe sikur të mos të mund të marrin pjesë fizikisht ditën e shtunë në parqet e caktuara prej nesh. Me fjalë të tjera, secili vetëm kudo që të gjendet në Bullgari ose jashtë saj, të mund të vrapojë 5 kilometra, kurse kur të përfundojë vrapimin, të vendos rezultatet e veta në sajt përmes një aplikimi të posaçëm të punuar prej nesh dhe të përfshihet në klasifikim”, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë një nga organizatorët e 5kmrun Gjeorgji Stanoillov.

Në këtë mënyrë në fund të vitit 2019 lind ideja për 5kmrun selfie. Një shtytje të papritur për aplikimin e saj në praktikë jep pandemia e Covid-19 dhe kërkesa për një izolim social. Organizatori saktëson:

“Klasifikimi fillon në orën 00:00 ditën e hënë dhe përfundon në orën 24:00 ditën e diel. Në minutën tjetër hapet një klasifikim i ri. Gjatë këtyre 7 ditëve të tëra, gjatë gjithë kohës, pjesëmarrësit mund të ngjisin vrapime të kaluara vetjake aq sa duan prej 5 kilometrave dhe të marrin pjesë në klasifikimin javor. Sistemi mban mend vetëm rezultatin më të mirë”.


Fillimi provë i idesë për vrapimet individuale është i dhënë më 27 mars. U përfshin 165 veta. Kurse në javën e parë zyrtare të selfie vrapimit - deri më 10 maj, pjesëmarrësit ishin mbi 200.

Rezultatet i tejkaluan pritjet e gjithë ekipit i cili qëndron pas manisë 5kmrun:

“Mundëm të zbulojmë pjesëmarrës të shumtë, të cilët janë jashtë territorit të Bullgarisë. U përfshinë njerëz nga Parisi, nga Dubai, prej fshatrave të ndryshme dhe qyteteve të vogla në vend, gjë e cila tregon se, ideja e këtij aplikacioni aktualisht është duke punuar”, përgjithëson Gjeogji.

Varianti 5kmrun selfie do të mbetet dhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, paralelisht me vrapimin e ditës së shtunë. Në fund të vitit për të do të bëhet një klasifikim vjetor më vete. Në varësi nga arritjet e veta pjesëmarrësit kanë shansin të fitojnë dekorata të ndryshme. Kureshtare është se, madje dhe vrapuesit të cilët përfshihen në gara të tjera për shembull në maratonën “Sofja”, mund të bashkëngjiten përmes aplikacionit dhe të japin rezultatin e vet  nga vrapimi 5 kilometrash në 5kmrun selfie . Kushti i vetëm është që të kenë një regjistrim në sajt, i cili po kështu është falas.  

“Përmes aplikimit tonë të ri do të mund të arrijmë deri tek mundësisht sa më shumë njerëz, të cilët mund të vrapojnë në kohë sa më të përshtatshme për ta për sport dhe të marrin pjesë në një klasifikim, i cili tanimë është kaq i njohur në Bullgari, tha në përfundim Gjeorgji Stanoillov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotot janë të dhëna nga Gjeorgji Stanoillov dhe Maksim Shomov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD