Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A fsheh rreziqe përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari

Imunologu akademik Bogdan Petrunov para Radio Bullgarisë: Masat e ndërmarra tek ne ishin më të saktat

Foto: BTA

13 maji është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari. Ajo u vendos para dy muajve për të kufizuar përhapjen e Covid-19 në vend. Atëherë në një intervistë për Radio Bullgarinë akademiku Petrunov caktoi masat kundër epidemisë si me kohë dhe adekuate. Në ç’shkallë kufizimet e vendosura ndihmuan për mbrojtjen e popullsisë bullgare? Në sfondin e qëndrimeve kontradiktore në shoqëri dhe të teorisë për “imunitetin e tufës”, çfarë është bilanci përmes shikimit të imunologut.

Foto: BNR“Të dy tendencat janë në kundërshtim. Njëra është  që njerëzit të lëvizen lirisht pa kufizime dhe gradualisht të sëmuren dhe të vdesin, dhe i cili do të mbijetojë. Është një gjë absurde të mendohet në këtë mënyrë. Menjëherë do të jap si shembull Suedia, e cila është një shtet i zhvilluar ekonomikisht me sistem të fortë shëndetësor dhe nuk ndërmori masa kufizuese. Mirëpo, sot ajo është në një nga vendet e para të vdekshmërisë dhe të infektimit. Aty vdekshmëria nga koronavirusi është 12 për qind. Në përmasë botërore vdekshmëria është më se 5 për qind, në Itali dhe Spanjë arriti deri në 14-15 për qind. Kjo vjen të tregojë se modeli – të lëmë sëmundjen të zhvillohet pa asnjë masë, çon deri në rritjen e mortalitetit. Prandaj jam i bindur, se masat e ndërmarra tek ne ishin më të saktat. Kjo është tendenca tjetër, të cilën ne duhet të ndjekim – të kufizojmë kontaktet për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes. Për këtë arsye kam qëndrim të përmbajtur ndaj lehtësimit të masave. Hapja e parqeve dhe maleve për shëtitje është një hap i drejtë, por gjithçka tjetër duhet të bëhet gradualisht dhe në sfondin e vlerësimit të përditshëm të përhapjes së epidemisë.”

Për frenimin e vërtetë të pandemisë mund të flasim vetëm kur ekziston vaksinë me cilësi ose mjete efektive kuruese. Tani ka vetëm studime për krijimin e vaksinave, të cilat akoma nuk i kanë kaluar fazat e testimit. Pa vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin kundër epidemisë, ato nuk mund të pranohen nga institucionet botërore të cilat merren me certifikimin. Virusi i tanishëm SARS - CoV 2dallohet me afro 25 për qind nga virusi SARS -CoV (ТОРС), që përhapej në vitin 2002. Kjo do të thotë se megjithëse më ngadalë ndryshueshmëria e tij do të vazhdojë. Për këtë arsye në se krijohet ndonjë vaksinë ajo nuk do të jetë në variantin e saj definitiv. “Edhe të zbulohet më e mira nuk është i sqaruar mekanizmi në të cilin ajo do të formojë imunitetin” – është kategorik akademiku Petrunov dhe shton:

“Akoma nuk është e vërtetuar në ç‘shkallë krijimi i antitrupave mund të mbrojë. Tani për tani antitrupat vërtetojnë vetëm se njeriu e ka kaluar sëmundjen. Përveç kësaj  vaksina formon antitrupa jo vetëm në lëngjet e trupit por edhe në nivel qelizor. Mirëpo, ne dimë shumë pak se si vaksina do të stimulojë imunitetin e qelizave dhe në se ai do të jetë kryesor. Po kjo vlen edhe për ilaçet. Është shumë mirë, se një ekip bullgar krijoi molekula të cilat mund të shfrytëzohen me sukses në mjekim, por të flitet paraprakisht se disponojmë ilaç nuk është serioze.”

Sipas studimeve të shkencëtarëve amerikanë në vendet e Evropës Lindore ku vazhdon imunizimi me BCG-vaksina kundër tuberkulozit ka më pak raste të vdekjes në krahasim me shtetet evropianoperëndimore, të cilat nuk e përdorim më. Te ne kjo vaksinë prodhohet që nga viti 1953 dhe aktualisht eksportohet në më se 100 vende. Sipas akademikut Petrunov, vaksina bullgare BCG është ndër më të mirat. Një fakt pak të njohur është se profesori italian Vitoria Kolizi deshi të krijohet një vaksinë e përbashkët kundër sëmundjeve AIDS dhe hepatitit, mbi bazë të vaksinës bullgare BCG e cila ka efekt forcues. Përveç kësaj u vërtetua shkencërisht se vaksina bullgare është ndër stimuluesit më të fuqishëm të imunitetit qelizor. Veprimi i saj mbyt jo vetëm zhvillimin e patogjenëve, por edhe të qelizave të tumorit, sqaron akademiku Petrunov. Lidhur me këtë imunologu thekson se forcimi i imunitetit si masë parandaluese bëhet vetëm te njerëz të shëndoshë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD