Jeta në Bullgari pak nga pak po normalizohet. Pas izolimit të gjatë njerëzit po e shfrytëzojnë motin e mirë, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë jashtë. Kurse që nga 15 maji deri më 15 qershor do të mund të gërshetojnë shëtitjen e këndshme në pjesën qendrore të Sofjes me pjesëmarrje në lojën “Kërko thesarin”. Qëllimi i saj është të popullarizojë vende, persona dhe ngjarje të lidhura me historinë e Bullgarisë, si dhe urdhrat dhe medaljet si një mjet vlerësimi publik për njerëzit e merituar. 20 “thesaret” të cilat duhet t’i gjejnë entuziastët, janë kontejnerë me çmime të përcaktuara në periudhën që nga viti 1945 deri në vitin 1991.
“Arsyeja për të zgjedhur këtë periudhë është se atëherë janë krijuar dhe shpërndarë më shumë urdhra dhe medalje - sqaron Evgjenij Ivanov, një nga organizatorët. Ndër urdhrat janë “Kirill dhe Metodij”, “Republika Popullore e Bullgarisë”, i cili ka qenë një nga urdhrat më të lartë, “Medalje për mëmësi”, me të cilën janë dekoruar nënat të cilat kanë lindur, kanë rritur dhe edukuar 3 e më shumë fëmijë. Ky urdhër nuk merr pjesë në sistemin bashkëkohor të dekorimit. Është përfshirë një mori e madhe prej urdhrave, të cilët u janë dhënë njerëzve me merita nga më të larmishmet dhe shpresojmë shumë se nëpërmjet lojës mund të mësojmë më shumë për sistemin e çmimeve bullgare.”
Kontejneri përmban po kështu dhe informatë se kur është vendosur dhe kur është revokuar çmimi, kush është autori i tij dhe një përshkrim të shkurtër se për çfarë meritash është dhënë. 25 pjesëmarrësit e parë me më shumë thesare të zbuluara do të marrin një katalog “Tituj nderi, urdhra dhe medalje të Bullgarisë nga periudha 1944-2020”, si dhe urdhër ose medalje themeluar në periudhën që nga viti 1945 deri në 1985.
“Katalogu i jep një pamje të re sistemit bullgar të dekorimit, parakushteve për lindjen dhe zhvillimin e tij, ka dhe shembuj të patreguar deri në këtë moment. Më e rëndësishmja: sqaron se përse është dhënë çdo një urdhër, titull nderi ose medalje.
Është përfshirë një informacion dhe për përbërjen e metalit – diçka e cila nuk merr pjesë deri tani në asnjë katalog - thotë Evgjenij Ivanov dhe lë të kuptohet se dekoratat do të fshihen rreth vendeve të shënuara për historinë: Urdhri “Kirill dhe Metodij” do të jetë afër vendeve të lidhura me kulturën bullgare. Urdhrat dhe medaljet ushtarake - në afërsi me monumentet kombëtare. Ne i popullarizojmë këto vende dhe duam që njerëzit të mësojnë se çfarë qëllimi kanë urdhrat dhe medaljet dhe se për çfarë meritash jepen”.
A e njohin bullgarët historinë e vet ose duhet vazhdimisht të rikujtohet për vendet më të rëndësishme, për personalitetet dhe ngjarjet?
“Kam frikë se, historia bullgare interpretohet nga pikëpamja e politikës - mendon Evgjenij Ivanov. Historia nuk duhet të shikohet në mënyrë të njëanshme.Në çdo një etapë ka ngjarje, me të cilat mund të krenohemi. Dhe ne mundohemi të tregojmë pikërisht këtë: se ka njerëz, të cilët kanë merituar dhe kanë qenë të nderuar me çmime shtetërore. Ky është qëllimi i projektit të Bashkimit Evropian, në kuadrin e të cilit realizohet loja: t’u japim një mundësi më të gjerë qytetarëve të propozojnë personalitete për urdhra dhe medalje.Ka deficit në sistemin modern të dekorimit dhe detyra jonë është që të vëmë në dukje vendimet mundësisht më të mira.”
Organizatorët mbështeten tek vetëdija e pjesëmarrësve dhe saktësojnë se, personat nën moshën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit e vet, sepse kontejnerët janë të fshehur në vende, të cilat kërkojnë praninë e njerëzve të mëdhenj. Është i nevojshëm dhe një regjistrim paraprak. Të gjitha kushtet mund të gjenden në faqen e lojës në Facebook:
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaNë sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..