Kamera kapën një moment special nga jeta e lejlekëve në Bellozem – çelja e zogjve të parë të vegjël për këtë vit. Sistemi modern i vëzhgimit të dy foljeve të lejlekëve ndodhet mbi çatinë e vatrës së kulturës”Prosveta 1909”. Në këtë mënyrë, bashkë me ekipin e organizatës së ambientalistëve “Ballkanët e Gjelbër” u bëmë dëshmitarë të diçkaje që nuk mund të shihet në mënyrë tjetër.
Më 8 maj ekipi i ornitologëve ka parë 4 lejlekë të vegjël në njërën prej foljeve. Videoja tregon se një ditë më parë shpendët e mëdhenj ende kanë ngrohur vezët. Me ndihmën e teknikës është saktësuar momenti i çeljes së vezëve, shpjegoi Elena Uzunova. Vëzhgimi i lejlekëve realizohet në kuadrin e projektit “Ruajtja dhe popullarizimi i lejlekëve në Bellozem, fshati evropian i lejlekut të bardhë në Bullgari”. Në fshat, i cili ndodhet pranë qytetit të madh jugor bullgar Plovdiv po ndodhen 20 çifte lejlekësh.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..