Numri i të papunëve në fillim të krizës u rrit shumë, kishte nga 9000 të papunë të regjistruar në kuadrin e një dite. Tani, si rezultat i masave, rritja e të papunëve të regjistruar u ngadalësua. Sipas të dhënave për 13 majin të regjistruarit janë 1538. Pak mbi gjysmën prej tyre – 833 të papunë, kanë deklaruar se regjistrohen për shkak të krizës së koronavirusit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva.
Masa për pagimin e rrogave 60/40 do të vazhdojë edhe pas datës 1 korrik, por me një “dizajn” të ri. Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme ajo u zgjat deri në 30 qershor. Masa funksionon tashmë 45 ditë dhe do të ketë bisedime me punëdhënësit për zgjatjen e saj, por me disa ndryshme, saktësoi Ministrja Saçeva.Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një..
Nxënësit bullgarë fituan gjashtë medalje në matematikë në Olimpiadën Ballkanike në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Shoqata e Ekipit Olimpik të..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i..