Një prej infermiereve bullgare nga SIDA-procesi në Libi – Nasja Nenova, dënoi torturuesit e saj edhe në instancë të dytë. Gjykata e Apelit e Sofjes ripohoi se nëpunësit e Departamentit të Hetimeve të Libisë duhet t’i paguajnë dëmshpërblim prej 250 000 eurosh. Përveç kësaj duhet t’i paguajnë mbi 13 000 euro të tjera për periudhën 8 vjeçare, kur ajo nuk ka pasur mundësinë për të punuar si infermiere, sepse ka qenë në burg që nga viti 1999 deri më 2007.
Avokatët e libianëve apeluan dënimin e instancës së parë me motivin se në Libi oficerët janë shfajësuar.
Si rezultat i pohimeve të marra me dhunë disa punonjës mjekësorë bullgarë ishin dënuar me vdekje për shkak të akuzës se kanë infektuar qëllimisht me SIDA qindra fëmijë libianë. Më vonë dënimi u zëvendësua me burgim të përjetshëm.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..