“Po kërkoj shtëpi... Ishin të hedhur në shkurre...” ose “Nënën e tyre e helmuan, ndërsa ata janë të pafuqishëm...” Zakonisht kështu fillojnë historitë e shumicës së kafshëve të cilët çdo ditë mund të shihen në rrjetet sociale. Me ardhjen e pranverës këto raste bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Të lëna asgjëkund kafshët e kanë shansin të mbijetojnë vetëm në se hasin njerëz me zemra të mira të cilët janë gati të marrin përsipër kujdesin për ta ose të gjejnë për ta shtëpi të përhershme. Për fat të keq, njerëzit që janë të prirë të hapin shtëpitë e tyre dhe të kujdesen për ta tashmë kanë nga disa kafshë të shpëtuara nga rruga dhe vështirë arrijnë të pranojnë të reja. Sot për shkak të masave kundër epidemisë dhe regjimit kufizues hasen raste të reja të qeneve dhe maceve të braktisura. Shkaku është se për ta kujdeseshin në objekte të larguara që u mbyllën për shkak të epidemisë dhe për arsye të pamundësisë së udhëtimit, njerëzit të cilët kujdeseshin për ta preferuan t’i lënë të kërkojnë vetë ushqimin.
“Si te çdo një krizë, viktimat e para janë kafshët shtëpiake, të cilat mbeten në rrugë – thotë Javor Geçev nga Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve “Katër Putra”. – Ky është një fenomen që shihet edhe në përmasë botërore. Te ne kombinimi i këtyre faktorëve me ekzistencën e kafshëve endacake bënë që numri i tyre të shtohet. Ato mund të ishin më pak sot, në se gjatë të gjitha këtyre viteve që kur i zhvillonim fushatat tona për kufizimin e popullatave të tyre, aplikohej ndonjë formë e kontrollimit të pronarëve të kafshëve shtëpiake.”
Megjithëse ekzistojnë korniza ligjore për qenët mungon kontrolli i aplikimit të tyre, thekson eksperti. Përsa u përket maceve ato fare nuk janë objekt të rregullimit nga ligjvënësi. Qenët për gjah gjithashtu janë të çliruar nga taksa, por ata janë ndër kafshët shtëpiake më shpesh të braktisura.
“Lehtësimi i regjimit të mbajtjes së qenit për qëllime gjuetie nuk është i arsyetuar, madje nuk u shtrua për diskutim në popull. Nuk u mendua mirë dhe nuk u vlerësua miratimi i një teksti të tillë. Me siguri kjo kontribuon për braktisjen e tyre, sepse mbi ta nuk ka asnjë kontroll. Dhe ky është një nga problemet thellësia e të cilit mezi tani do të dalë në pah.”
Krahas kësaj pranvera është stina në të cilën shtohet adoptimi i kafshëve shtëpiake. Për të parandaluar braktisjen e tyre organizatat të cilat i shpëtojnë shtrojnë një sërë kërkesash në kontrata paraprake me adoptuesin e ardhshëm.
Në kohën e masave të rrepta kufizuese për shkak të koronavirusit shëtitja në park ishte e lejuar vetëm për ata njerëz që kanë qenë. Mirëpo kjo nuk u bë shkak për adoptim të madh të qenve.
“Shumica e adoptuesve të kafshëve të braktisura e kanë marrë këtë vendim në mënyrë të arsyetuar. Nuk besoj, se ka njerëz të cilët mund të adoptojnë një qen vetëm për shëtitjet në park. Ose të paktën nuk dëshiroj të besoj se ka njerëz të tillë. Sidoqoftë është një fakt pozitiv se adoptohen më shumë kafshë.”
Në fund të fundit gjithçka varet nga përgjegjësia dhe ndërgjegjja personale e njerëzve, sepse kujdesi për kafshët shtëpiake është si ajo për anëtar të familjes, i cili u shpreson vetëm neve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: four-paws.bgNjë pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..