Përvoja e grumbulluar tregon se edhe po të keni kaluar sëmundjen me simptoma të lehta, pastaj për një kohë të gjatë mund të mbeteni përhapës i Covid-19. Në Bullgari të sëmurët dalin nga karantina kur jemi të sigurt se ata nuk janë më përhapës i koronavirusit, shpjegoi prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar.
Ai shprehu kënaqësi për këtë se tashmë nuk ka raste të reja kë Covid-19 në qendrat rezidenciale për të moshuarit dhe në ato për fëmijë me të meta.
Sipas Kantarxhievit epidemia përhapet atëherë kur një i sëmurë infekton 3 veta të tjerë. Tek gripi i zakonshëm sezonal një i sëmurë u ngjit jo më shumë se dy të tjerëve. Aktualisht në Bullgari një mbartës i koronavirusit infekton midis 0,8 dhe 1,2 veta. Derisa në fillim ky raport ka qenë 1: 1.7.
Sukses është dhe fakti se kemi arritur një tregues tjetër të mirë – koha për dyfishimin e të sëmurëve. Në se në fillim dyfishimi ka ndodhur për 10 ditë, tani afati shkon në më shumë se 1 muaj. Përfundimi është një – masat e ndërmarra japin rezultat, është i mendimit profesori.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..