Marrëveshja me kompaninë “Siemens”për blerjen e 10 lokomotivave do të nënshkruhet më 21 maj. Tenderi nuk është kontestuar, bëri të ditur Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Lokomotiva e parë pritet se do të furnizohet deri në fund të vitit 2020. Gjatë vitit 2021 Hekurudhat Bullgare do të marrin të gjitha lokomotivat e tjera.
Për 28,4 mln. euro Hekurudhat Bullgare përvetësojnë 10 makina Smartron, bashkë me pajisjen e konsumit për 3 vjet dhe për 600 000 kilometra të kaluara. Lokomotivat do të jenë siguruar për të gjitha rreziqet dhe me afat garancie 36 muaj.
Nënshkrimi i kontratës për blerjen e 16 trenave është pezulluar për shkak të 2 ankesave. Njëra tashmë ka kaluar të gjitha instancat gjyqësore dhe nuk është pranuar nga ato, kurse e dyta do të shqyrtohet nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..