Në Egjiptin e Lashtë –në qoftë se mund t’u besohet hieroglifëve, njerëzit dhe hyjnitë e kanë lidhur më tepër besimin midis tyre përmes shtrëngimit të duarve. 5 mijëvjeçarë më vonë të zgjasësh dorën dikujt është kthyer jo thjesht në një gjest të kurtuazisë, por në një burim të dobishëm të një informacioni. Nga mënyra, në bazë të së cilës i japim dorë njëri tjetrit, mund ta ndiejmë njeriun përballë vetes në bazë të nivelit emocional, si dhe të marrim sinjal për hapje dhe vullnet të mirë.
Por, çfarë rastis sot, kur distanca sociale na largon njëri nga tjetri, duke na detyruar të shikojmë me mosbesim ndaj kujtdo që bie në perimetrin tonë personal? Kolegët nga Stacioni Regjional i Radios Kombëtare në qytetin Vidin, biseduan me njerëz nga qyteti, nëse pandemia nga koronavirusi i ka detyruar të ri mendojnë këtë gjest, me të cilin deri përpara pak kohe që të gjithë ne realizonim kontaktin tonë të parë njerëzor.
“Në bazë të zakonit të formuar tek ne, njeriu nganjëherë e zgjat dorën - përgjigjet një burrë nga qyteti danubian. - Pavarësisht se unë personalisht nuk kam frikë, distanca duhet të respektohet. Kur pandemia do të përfundojë, shumë gjëra nuk do të jenë të njëjta, ashtu siç kanë qenë me parë.”
Përshëndetja dhe zgjatja e dorës më tepër është një gjest i cili vihet re tek më të moshuarit, pohon një qytetare:
“ E dimë se të huajt përqafohen dhe puthen, derisa tek ne kjo sikurse pak nga pak u largua. Për shembull në Rumani, aty ku mësojnë fëmijët e mi, grave nuk u zgjasin dorë për tu përshëndetur sepse nuk është e edukuar që ta prekësh.”
Përshëndetje me bërryl, me pëllëmbë të afruar si për “namaste”, me një përkulje aziatike në shenjë nderi - me siguri kemi nevojë prej një riti fizik, me të cilin të shoqërojmë fjalët “mirëdita “ ose “tungjatjeta”.
“Në qoftë se shikoj ndonjë të njohur dhe ai më zgjat dorën, do ti ofroj bërrylin, thotë qytetari i anketuar i radhës. Ne po imponojmë një distancë , sepse qyteti Vidin si një rajon kufitar dhe një portë hyrëse është mes të parëve për nga rreziku nga infektimi. Prandaj ne duhet të ruhemi pak më tepër”.
Me çfarë mund të zëvendësojmë zgjatjen e dorës?
“Mbase është e mjaftueshme thjeshtë të themi një “tungjatjeta”. Mbase në të ardhme do të komunikojmë më tepër në mënyrë verbale. Unë personalit në bazë të shkaqeve higjienike edhe përpara pandemisë i jam shmangur dhënies së dorës për tu përshëndetur”.
Por ka dhe njerëz të cilët shikojnë në zgjatjen dhe dhënien e dorës një gjest inkurajues. “Kur njihem me ndonjë njeri do të zgjasë dorë, nuk është kaq e vështirë”, thotë njeri prej tyre.
“Ne jemi në moshë të tillë se po të na kapë frika jemi udhëtarë - thotë një qytetar i moshuar, kurse një tjetër shton: Kaq vjet me radhë kontakte të formuara dhe tani - të mos mund të përshëndeteni. Mua më mungon zgjatja e dorës. Por, është më mirë të mund ta përjetojmë këtë dhe pas kësaj të kemi kontakte, sesa të vdesim para kohe.”
Sipas të tjerëve paniku është më i madh sesa është e domosdoshme.
“Po të kem masa mbrojtëse do ta zgjas dorën për tu përshëndetur - thotë një qytetar tjetër i anketuar. Nuk duhet të ketë panik. Kjo është një traditë tek ne -disa popuj janë më të ftohtë, por dhënia e dorës për tu përshëndetur do të mbetet në Ballkan”
“Dhënia e dorës është e detyrueshme, që të mund të ndërtosh besim ndaj njeriut përballë teje”, përgjithëson një qytetar tjetër.
A do të mësohemi të përshëndetemi në distancë ose ndonjë ditë, kur koronavirusi do të ikë, përsëri do të kemi besim midis nesh? Por, çfarëdo që të rastis, me siguri do të respektojmë më shumë gjestet e vogla, të cilat na transmetojnë mesazhe të padukshme dhe na afrojnë njëri me tjetrin.
Autore: Diana Cankova/ në bazë të anketës së realizuar nga Genadi Veljov nga Stacioni Regjional i Radios Kombëtare në qytetin Vidin /.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..