Lehtësimi i masave anti-epidemike të vendosura për shkak të Covid-19 në Bullgari gradualisht po mbulon gjithnjë e më shumë sektorë. Liberalizimi tanimë është fakt dhe sa i përket njërit prej sektorëve më të prekur nga ekonomia - turizmi. Hotelet dhe restorantet tashmë mund të presin klientët e vet, duke respektuar rregullat për punë, të përgatitura nga Ministria e Turizmit. Krahas me higjienën e detyrueshme pas çdo një klienti, pronarët duhet të akomodojnë dhe duhet t’u sigurojnë klientëve të vet një pajisje personale sanitare që përfshin maskë dhe doreza për çdo një turist të veçantë.
Është e rekomandueshme të mos përdoren tharëset e flokëve dhe automatet për pije, si dhe kondicioneri, i cili kur është e mundur duhet të zëvendësohet me ventilator. Sa i përket ngrënies, kjo duhet të ngjajë vetëm në tarracat e jashtme të hoteleve, gjatë respektimit të një distance më pak se një metër e gjysmë midis tavolinave dhe kjo të bëhen me radhë, në mënyrë që të evitohet grumbullimi i tepërt në një vend të caktuar të njerëzve. Kërkesa të posaçme ka dhe në lidhje me temperaturën e ruajtjes së ushqimeve dhe të larjes së enëve të përdorura. Të gjitha lojërat e ndryshme zbavitëse të cilat u sigurohen fëmijëve, mund të zhvillohen vetëm në mjedis të hapur, gjatë respektimit të distancës përkatëse. SPA-qendrat pranë hoteleve tani për tani mbeten të mbyllura, për llogari të pishinave, prania deri tek të cilat është e lejuar.
Anketa e Radio Bullgarisë e bërë me hotelierët nga vendi tregoi se, ata do të respektojnë kërkesat e Ministrisë dhe një pjesë prej tyre tanimë po i përgatisin bazat e veta për stinën turistike verore. Shpresat më tepër janë të drejtuara ndaj turistëve vendas:
“Derisa të mos të sqarohet situata lidhur me periudhën 14 ditore të karantinës për njerëzit të cilët hyjnë nga jashtë, nuk do të punojmë me turistët nga shtete të tjera” - sqaroi Svetlla Atanasova, pronare e hoteleve në vendpushimet Sllënçev Brjag dhe Borovec. Turistët bullgarë janë të mirëseardhur, por sa u përket atyre nga jashtë po presim vendimet. A do të ndryshojnë gjërat për turistët e ardhur nga shtetet fqinje, a do të ketë fluturime të çartërit - e gjithë kjo tani për tani mbetet akoma e paditur”.
Kurse Dobromir Vëlevi është optimist se në hotelin e vet në Bregdetin Verior, aty diku rreth vendpushimit Kavarna do të mundet të presë dhe turistë të huaj, pavarësisht se rezervimet për periudhën deri më 10 qershor, tanimë janë refuzuar.
“Mysafirët tanë janë kryesisht nga Rumania dhe Polonia. Nga Polonia akoma po presim ndonjë informacion, sepse nuk e dimë sesi do të realizohen fluturimet. Për tregun rumun shpresojmë se nuk do të kemi probleme, me qenë se një pjesë e madhe e miqve tanë vijnë në mënyrë individuale, me automobila personalë.”
Hotelieri sqaroi se, është në një gatishmëri të izolojë turistët me dyshim për Covid 19 në dhoma të veçanta, në qoftë se nevojitet. Sipas tij hoteli është i madh dhe sipas skenarit më optimist, do të mbushet deri më 80%.
Zllatko Zllatanov, hoteli i të cilit ndodhet në qytetin Velingrad, po kështu është në pritje të stinës së re verore, e cila pritet më 1 korrik, që të rinovojë bazën e tij. Pavarësisht nga të panjohurat, ai nuk mendon që të ulë çmimet, por më tepër të rrisë cilësinë e shërbimeve të cilat i ofron. Tani për tani SPA-qendrat mbeten të mbyllura, por Zllatanov po pret liberalizimin edhe të kësaj mase, sepse sipas fjalëve të tij qyteti Velingrad është SPA-kryeqyteti i Ballkanit dhe aty nuk është e mjaftueshme të punojnë vetëm pishinat. Hotelieri shprehu shpresën se, pasi situata normalizohet destinacioni i parë i cili do të fillojë të punojë është Velingrad, sepse qëkurse ekziston, ai funksionin mbi parimin e turizmit të fundjavës. Gjatë kohës tjetër jemi të mbushur 50-60%. Sa i përket turizmit javor, do të realizohet më vështirë, sepse njerëzit ishin të detyruar për t’i marrë pushimet e veta dhe prandaj na mbetet të mbështetemi më tepër tek fundjava.”
Ndërkohë, pas takimit me përfaqësues të degës turistike në qytetin Burgas, Ministrja e Turizmit Nikolina Angjellkova lajmëroi se, Ministria e resorit po zhvillon bisedime për një hapje eventuale të kufijve me shtetet ku situata epidemiologjike është e përafërt me këtë në vendin tonë. Përveç kësaj, çdo një turist i huaj duhet të nënshkruajë deklaratë për marrjen e përgjegjësisë individuale gjatë realizimit të udhëtimit të vet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Svetla Atanasova/, arkiv, BGNES
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..