Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të dytën ditë me radhë numri i të shëruarve nga Covid-19 është më i lartë nga ai i të infektuarve

Foto: ЕPA/BGNES

33 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. Kështu numri total i të regjistruarve me koronavirus është 2292, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit. 285 të sëmurë janë vendosur në spital. 33 prej tyre janë në repartet intensive. Janë shëruar 38 të sëmurë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1432 veta. Numri i përgjithshëm i testeve të zhvilluara deri tani është 68 243, domethënë 9749 për 1 mln veta.

4 janë personat e vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Bashkë me ta numri total i të vdekurve në Bullgari është 116.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Presidenca e Republikës së Bullgarisë

Bullgaria dhe Timori Lindor diskutojnë bashkëpunimin në arsim, bujqësi dhe IT

Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...

botuar më 25-04-22 5.31.MD

“Shpëto Sofjen” del nga koalicioni për qeverisjen e Sofjes

Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..

botuar më 25-04-22 2.54.MD

Parashikimi i motit për 22 prillin 2025

Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, në Sofje - rreth 7°, dhe maksimalet - midis 21°..

botuar më 25-04-21 7.35.MD