Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni për buxhetin miratoi TVSH-në më të ulët për restorantet dhe librat

Foto: BTA

Komisioni i përhershëm për buxhetin dhe financat pranë Kuvendit Popullor miratoi në lexim të parë projekt-propozimin për 9% TVSH për restorantet dhe librat, duke përfshirë dhe librat elektronike.

Ministria e Financave paralajmëroi se në se ky tatim pakësohet nga 20% deri në 9%, tatimi mbi mallrat dhe shërbimet e tjera do të duhet të rritet deri më 24% apo tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve duhet të arrijë 17-18%. Projektligji për amendamente në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar është propozuar nga koalicioni qeverisës dhe parti të tjera.

Dëmet për buxhetin shtetëror për shkak të TVSH-së më të ulët do të jenë me vlerë 1 mlrd. e 800 mln. leva, apo 920 mln. euro, është shkruar në pozitën e Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Katedralja e Patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” feston 100 vjet nga themelimi

Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..

botuar më 24-11-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD