Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri pret që stina e re turistike të startojë më 1 qershor

Kryeministri Bojko Borisov
Foto: ЕPA/BGNES

Ka të ngjarë që stina e re turistike në Bullgari të fillojë më 1 qershor, tha Kryeministri Bojko Borisov në një takim me biznesin turistik. Borisovi sqaroi se praktikisht gjithçka në vend tashmë punon, por duhet të respektohen masat e dezinfektimit.

Ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë virus, siç jetojmë me shumë viruse të tjera. Gjithçka varet nga vetë biznesi dhe ne duhet t’i japim mundësi për të punuar. Kemi shans, sidomos po të jemi të mençur, të urtë dhe të disiplinuar, shtoi Kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD