Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva hodhi poshtë spekulimet për monitorim të posaçëm të BE-së

Ministrja Zaharieva
Foto: BGNES

Nuk ka ndryshim të pozitës së Komisionit Evropiane për Bullgarinë dhe për të gjitha angazhimet e saj në kuadrin e Mekanizimit për bashkëpunim dhe vlerësim, shkroi Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva në profilin e saj zyrtar social.

Shkasi janë spekulimet se mekanizmi për monitorim nga BE-ja mbi Bullgari po vazhdon të funksionojë.

KE-ja miratoi raportin e saj të fundit për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga Bullgaria në fushën e reformës gjyqësore, luftimit të korrupsionit dhe të kriminalitetit të organizuar. Atje thuhet se përparimi mjafton për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra në momentin e aderimit në BE.

Mekanizmi i ardhshëm për superioritetin e ligjit do të ndjekë luftimin e korrupsionit, liritë e mediave dhe sistemet gjyqësore në të gjitha shtetet-anëtare, nënvizoi Zaharieva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shesh patinazhi në të hapur hapet në Burgas

Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..

botuar më 24-12-18 8.15.PD

Protesta kundër procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Sofje

Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..

botuar më 24-12-18 6.00.PD

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD