Muzikë bullgare në interpretim të orkestrave të Radios Kombëtare Bullgare do të transmetojnë njëkohësisht 11 institucione kulturore bullgare në Evropë me rastin e festës së kulturës bullgare 24 maj.
Koncerti i posaçëm do të fillojë në orën 12.00 sipas orës lokale në Bullgari me himnin “Ec, o popull i rilindur”. Në koncert janë përfshirë interpretimet e Korit të Fëmijëve të Radios, grupit vokal “Radiofëmijët”, “Big Band”-it dhe Orkestrës për Muzikë Popullore.
Koncerti do të transmetohet në të gjitha platformat e institucioneve kulturore bullgare në Varshavë, Vjenë, Bratislavë, Berlin, Budapest, Londër, Moskë, Paris, Pragë, Romë dhe Shkup.
Në situatën e pandemisë komunitetet bullgare dhe miqtë e Bullgarisë do të mund së bashku të shënojnë ditën e kulturës sonë dhe shkrimit sllav, duke shijuar muzikën virtuoze të muzikantëve të BNR-së.
Projekti do të realizohet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..