Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 76-të

Foto: iStock

Hiqet ndalimi që shtetasit e BE-së dhe Zonës Schengen të hyjnë në Bullgari

Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë që nga sot, 22 maj, hiqet ndalesa që shtetasit e BE-së dhe të vendeve nga Marrëveshja Schengen (përfshi këtu San Marinon, Andorën, Monakon dhe Vatikanin) të hyjnë në territorin e Bullgarisë.

Tregu i pronave në Bullgari fillon të gjallërohet

Pasi ishte në amulli për shkak të pandemisë së koronavirusit, që nga fillimi i majit tregu i pronës në Bullgari fillon të gjallërohet. Pritet ulja e çmimeve, por jo të pronave me lokacion të mirë dhe cilësi të lartë. Po rikthehet interesi ndaj shtëpive në afërsi të qyteteve, në bregdet dhe në mal. Kontratat e lidhura brenda dy muajve të fundit për blerjen e pronës janë me zbritje çmimesh nja 5 – 10 për qind. Këtë e tregon një diskutim online i Shoqatës Kombëtare “Prona të Paluajtshme”, përgjithësuar nga gazeta “Dnevnik”. 

Еdhe sot të shëruarit janë më shumë se të infektuarit

Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja të Covid-19 tek ne janë 41, 11 prej tyre janë në spital, bëri të ditur në briefingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar prof. Kantarxhiev. Janë bërë akoma 1450 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve pozitive është 2372. 1478 prej tyre janë raste aktive, ndërsa rritja e numrit të të sëmurëve është 1,8%. Ka një rast të ri të një infermiereje. Pacientët e ikur nga spitali janë 42, bashkë me ta numri i të shëruarve shkoi në 769.

Taksitë montojnë ndarje mbrojtëse kundër Covid-19

Disa kompani të mëdha të taksive filluan të vënë në vetura ndarje për të ndarë mbrojtëse mes shoferëve dhe nga pasagjerëve. Montimi i ndarjeve prej plastmase nuk do të vështirësojë komunikimin e shoferit me pasagjerët. 

Parlamenti diskutoi ndryshimin e TVSH-së - 9% për librat dhe restorantet

Propozimi i GERB-it dhe i Patriotëve të Bashkuar për pakësimin e TVSH-së për restorantet, shërbimet e furnizimit të ushqimeve dhe librat u miratua në lexim të parë. Që nga data 1 korrik i këtij viti deri në fund të 2021-ës kompanitë që operojnë në këtë sektor duhet t’i paguajnë shtetit 9% TVSH. Parashikohen edhe kuponë për pushime në bazat shtetërore për mjekët, policët dhe nëpunësit në vijën e parë të luftimit të koronavirusit. Pritet që ndryshimet të votohen në sallën plenare javët e ardhshme. 

Gjyqi do të shqyrtojë kundërshtimet e presidentit kundër Ligjit për Shëndetin

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për shqyrtim të dy teksteve nga Ligji për Shëndetin që kanë të bëjнë me gjendjen e jashtëzakonshme epidemike vendosur më 14 maj. Presidenti kundërshton vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike me vendim të Këshillit të Ministrave dhe mundësinë që ajo të jetë pa afat të caktuar. Ai kundërshton edhe tekstet sipas të cilëve kryeinspektori shtetëror vlerëson rrezikun epidemik.Gjyqtarët do të vendosin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme epidemike shpallur deri më 14 qershor.

Pallati Kombëtar i Kulturës me aktivitete në të hapur për shkak të Covid-19

Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje do të sigurojë mundësi që nga 1 qershori në respektim të masave kundër epidemisë të realizohen veprimtari kulturore në të hapur. Hapësira në fjalë u testua vjet si skena kulturore verore në të hapur, ndërsa tani po zgjerohet që të përshtatet për çdo lloji veprimtarish, duke përfshirë kongrese dhe konferenca. Ajo do të fillojë të funksionojë më 1 qershor.

2/3 prej bullgarëve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar

Kriza e lidhur me Covid-19 ndikoi mbi çdo një aspekt prej jetës në mbarë botën. Sipas të dhënave të një studimi ndërkombëtar (të Zaplatomer.bg dhe Paylab.com) në 15 shtete 55% e punonjësve mendojnë se puna e tyre është e kërcënuar. 59% e bullgarëve të anketuar janë përgjigjur se puna e tyre është e kërcënuar shumë ose pjesërisht. 18% prej tyre u është pakësuar paga, 13% janë pushuar nga puna, ndërsa 11% të tjerë janë me leje pa pagesë. 41% punojnë në distancë, 14% janë me orar të kufizuar të punës, ndërsa 22% janë me leje. 4% kanë shënuar se nuk kanë pasur punë edhe para aplikimit të masave të izolimit, ndërsa 17% nuk janë ndikuar nga kriza.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.

 Përpiloi: E. Karkallanova dhe ekipi i lajmeve




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Zonat Industriale të Kompanisë Kombëtare

Qendra kinematografike Bojana, afër Sofjes, së shpejti do të ketë konkurrencë nga Bozhurishte

Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..

botuar më 24-11-07 9.07.PD

Ekspedita e 33-të polare bullgare niset për në Antarktidë

Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...

botuar më 24-11-07 6.10.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin 2024

Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°.  Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..

botuar më 24-11-06 7.35.MD