Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të shëruarit përsëri janë më shumë nga të infektuarit me Covid-19

Foto: BTA

17 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë të dhënat pas testimit të 1557 vetave.

Numri total i të infektuarve me koronavirus deri tani është 2460, tha doc. Dimo Dimov, sekretar i Shtabit Operativ Kombëtar. Janë hospitalizuar 217 pacientë, 22 prej të cilëve janë në reparte intensive. Nuk ka persona të infektuar nën moshën 18 vjeçe. Ndër rastet e reja ka një punonjës mjekësor.

Po vazhdon tendenca që të shëruarit të jenë më shumë nga të infektuarit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë. Bashkë me ta numri i të shëruarve që nga fillimi i krizës shkoi në 912.

Tri gra të moshës mbi 70 vjeçe me sëmundje shoqëruese dhe koronavirus të diagnostikuar kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marta Kos

BE pret që Sofja dhe Shkupi të bien dakord për pakicën bullgare

Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta..

botuar më 25-04-17 10.41.PD

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD