Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia zbuloi një depo të madhe me kokainë

Foto: mvr.bg

Mbi 320 kg. kokainë janë gjetur në një apartament në Sofje. Supozohet se banesa në Qytetin e Studentëve është i burrit i cili u kap para kësaj me 40 kg. kokainë në veturën e tij.

Janë gjetur mbi 300 pako me narkotikun në fjalë. Burimet e hetimit shpjeguan për BNR-në se ndoshta bëhet fjalë për një depo narkotikësh. Ka të ngjarë që narkotiku të jetë për eksport, sepse tregu në Bullgari është tepër i vogël për një sasi të tillë.

Sipas vlerësimeve paraprake kokaina në tregun ilegal është mbi 40 mln euro.

Pas një operacioni ndërkombëtar, i cili mbaroi me arreste në 4 shtete, që në fillim të vitit në Bullgari u zbulua 1 ton kokainë e fshehur në kuti të mëdha me fruta të importuara nga Kolumbia.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD