Rrjeti Kombëtar i Fëmijëve i cili bashkon afro 150 organizata civile të fëmijëve dhe të familjeve tek ne, vitin e dhjetë me radhë do të dorëzojë çmimet “Molla e Artë”. Ky dallim jepet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve në Bullgari.
“Gjatë vitit u dalluan dhjetëra heronj të fëmijëve, spitale, bashki, gazetarë, organizata të cilët ndihmuan për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe familjeve”, tha para Radios Kombëtare Bullgare Marija Brestniçka, drejtoreshë e degës “Zhvillim” në Rrjetin Kombëtar të Fëmijëve. 13 kandidaturë konkurrojnë për njohjen “Hero i fëmijëve”, ndërsa në kategorinë e re “Organizata e fëmijëve” u nominuan 10 organizata nga qytete të ndryshme të vendit. “Në fakt heronj janë të gjithë të nominuarit dhe krenohemi se vit pas vitit ata bëhen gjithnjë e më shumë”, theksoi zonja Brestniçka.
Fituesit do të shpallen në një ceremoni online Ditën e Fëmijës – 1 Qershor.Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria,..
Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..