Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë ndër evropianët më të prekur financiarisht nga pandemia

Foto: EPA/BGNES

Në pandeminë e koronavirusit shtetasit e Hungarisë, Bullgarisë, Italisë, Greqisë dhe Spanjës janë ata që kanë pësuar më shumë dëme financiare. Danezët, suedezët, finlandezët, austriakët dhe shtetasit e Vendeve të Ulëta janë njerëzit, të cilët më lehtë kalojnë përmes këtyre proceseve, tregon analiza e Parlamentit Evropian.

58% prej të anketuarve kanë deklaruar se gjatë kohës së epidemisë nuk kanë pasur vështirësi financiare. 30% prej qytetarëve të BE-së kanë humbur një pjesë prej të ardhurave të tyre, 23% kanë humbur punën, 14% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e lidhura me qira dhe kredi, kurse 9% nuk mund të sigurojnë veten mjaftë ushqime.

6 nga 10 të anketuarit mendojnë se shtetet–anëtare të BE-së nuk kanë treguar mjaft solidaritet gjatë kohës së pandemisë. Më të pakënaqur për shkak të sjelljes së Bashkimit Evropian në këtë situatë janë italianët, spanjollët dhe grekët, pas të cilëve janë austriakët dhe bullgarët.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para për sa i përket rritjes së çmimit të banesave në BE

Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..

botuar më 25-04-12 1.05.MD

Edicioni jubilar i maratonës “Tërnovo Ultra” tërheq shumë pjesëmarrës

Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..

botuar më 25-04-12 8.10.PD

Parashikimi i motit për 12 prillin

Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...

botuar më 25-04-11 7.40.MD