Biznesi dhe sindikatat i propozojnë qeverisë një paketë prej 54 masash suplementare kundër krizës. Ata propozojnë që Bullgaria të kërkojë leje nga BE-ja për vazhdimin e masës së quajtur “60/40” deri në fund të këtij viti. Kjo masë sipas tyre duhet të zgjerojë dhe fushën e veprimit, duke përfshirë bujqësinë, kurse në sektorin e turizmit ajo duhet të transformohet në “80/20” (80% prej shpenzimeve të punëdhënësve për paga dhe sigurime të mbulohen nga shteti, kurse 20% nga vetë punëdhënësit).
Ata që kanë humbur punën e tyre pa pasur të drejtën të marrin kompensime dhe pagesa të papunësisë të marrin kuponë për ushqime. Nënat dhe punëtorët me fëmijë të vogël të marrin nga shteti leje të paguar suplementare prej 20 ditësh, propozojnë gjithashtu biznesi dhe sindikatat.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..