Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev - pedagogë në Berklee College of Music

Foto: arkiv personal

Elena Koleva dhe Pllamen Karadonev janë bullgarët e parë - pedagogë në fakultetet e pianos dhe të kënduarit në Berklee College of Music. Ata largohen nga Bullgaria përpara 19 vjetëve që të mësojnë xhaz në Shtetet e Bashkuara. Ëndrra e tyre është që të mund të kenë sukses në atdheun e muzikës së tyre të dashur.

 “Nuk është e lehtë të marrësh një vendim të tillë dhe kjo në një moment, në të cilin kishim një karrierë të suksesshme - tregon Elena. - Unë qesh pedagoge në Universitetin e Ri Bullgar, klasa ime qe mjaft e madhe. Si një këngëtare e xhazit pata shumë shfaqje. Bashkë me Pllamenin kishim bend, me të cilin merrnim pjesë në festivale të ndryshme, zhvillonim koncerte. Por vendosëm të ndërmarrim një rrugë të re. Ai qe i pranuar në Berklee College of Music, kurse unë në New England Conservatory. Jemi shumë të lumtur se mundëm të kemi sukses në këtë mjedis të fort konkurrues dhe  vazhduam përpara me muzikën. Tanimë katër vjet me radhë japim mësim në Berklee.

Në klasën time ka studentë  në degën e të kënduarit nga e gjithë bota - nga Kolumbia, Meksika, Peruja, Norvegjia, Zvicra, Kina si dhe nga vende të tjera. Në këtë mënyrë unë mësoj shumë për kulturat e tyre, ata më japin energji të dalë jashtë “vetes sime”. Jam kthyer në një mësuese e cila “vibron”, dhe kam zhvilluar ndjeshmëri ndaj kulturave të ndryshme. Bashkë kalojmë përmes të gjitha stileve vokale – të operës, folklor, pop, R&B, xhaz modern...Në Bullgari fitova një përgatitje shumë të mirë në piano, solfezh, teori dhe kjo tani është një pasuri tepër e madhe. Krahas me mësimdhënien në degën e të kënduarit, në kolegj më emëruan të përgatis programe për orët e të kënduarit “a prima vista”, për arsimimin veror të cilin e zhvillon kolegji , si dhe për programin për të mësuarit në internet.

Pllamen po kështu ka studentë shumë të talentuar në piano. Që të dy organizojmë  shfaqje të studentëve, prezantojmë dhe projekte koncertesh personale. Puna jonë është shumë artistike, është e lidhur dhe me shumë shfaqje të ndryshme, kontakte me muzikantë të njohur botërisht, të cilët zhvillojnë në Berkli të ashtuquajturin jazz clinics . Mes tyre janë Kurt Elling, i cili vjen çdo vit, po kështu Jacob Collier. Dee Bridgewater qe në kolegj përpara disa muajve. Në mbylljen e fundit të vitit shkollor i cili ishte në internet, miq qenë Cassandra Wilson dhe John Legend. Pjesa më e madhe prej tyre janë njerëz nga të cilët jam mësuar dhe është një gjë e shkëlqyer se mund ta ndiej këtë si artist”.

“Për mua familja është në vend të parë - tregon akoma këngëtarja Suksesi ynë më i madh është se ecim përpara së bashku”. Kur vendosen në Amerikë , bashkë me ta është dhe Martina - vajza më e madhe e cila tani po përfundon magjistraturë /master/. Në Boston lind Simona. Sot ajo është 14 vjeçe.

“Unë merrem me vallëzime, me të kënduar, kam marrë pjesë në disa spektakle muzikore - tregon ajo. - Ëndërroj të këndoj në Broadway dhe tani po përgatitem për këtë. Prej 8 vjetëve shkoj në balet në shkollën e baletit në Boston- Boston Ballet School pesë herë në javë, kam marrë pjesë në shfaqje të baletit të operës së Bostonit. Babi më jep mësime në piano, kurse mami më mëson të këndoj. Katër vjet  shkova në shkollë bullgare në Boston. Aty mësova gjuhën bullgare, letërsi dhe matematikë. Kurse kënga ime e dashur bullgare është “Strehim në shi” nga repertori i këngëtarit Vasill Petrov”.

Simona tanimë ka disa video-incizime bashkë me babin e vet i cili e shoqëron. Mes tyre është dhe kënga Better Days, e incizuar gjatë periudhës së karantinës në studion e shtëpisë dhe e paracaktuar për kishën afro-amerikane, në të cilën Pllamen është drejtor muzikor. Krahas me të gjitha gjërat e tjera, ai nuk pushon që të kompozojë dhe përpara ca kohe publikoi projektin e tij të fundit prej autori.

Po vazhdojmë dhe punën tonë me kuartetin “Stina e pestë” “ (The Fifth Season Quartet), me të cilin përpara disa vjetëve qemë si miq në Bullgari dhe zhvilluam disa koncerte. Në të jemi bashkë me bateristin Oustin MakMen dhe me xhaz harpistin Charles Overton, i cili ekzekuton jashtëzakonisht mirë në dimensione të pabarabarta, kurse kjo është shumë e rëndësishme, me qenë se Pllamen  vazhdimisht përdor  një metrikë  mjaft të ndërlikuar në këngët e veta prej autori si dhe në aranzhimet. Punojmë dhe me një yll të vërtetë të xhazit Jerry Bergonzi. Qe shumë emocionuese të prezantojmë projektin tonë , në të cilin Bergonzi është mik, në forumin e xhazit në qytetin Stara Zagora. Po punojmë mbi një projekt të ri, të cilin po e planifikojmë ta prezantojmë me koncerte në Evropë dhe kuptohet në Bullgari. Kemi ftesë nga Arlington Jazz Festival në Boston dhe më 31 maj do të prezantojmë një program 30 minutash në internet, një pjesë nga kompozicionet të cilat po i përgatisim si duet “.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD

Rikthehet një legjendë - Konkursi i Këngës për Fëmijë "Si luanët" me një edicion ambicioz në Varna

Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..

botuar më 24-10-18 4.45.MD

Papi Hans me një këngë të re për albumin e ardhshëm "Ngjyrat e pikëllimit"

Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..

botuar më 24-10-18 6.35.PD