Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa maska në restorante dhe lokale

Foto: BTA

Pavarësisht nga urdhëresa e Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev për mbajtjen e detyrueshme të maskave në vende publike në ambiente të mbyllura, në restorantet, lokalet dhe pub-et lejohen përjashtime. Kjo  është shkruar në udhëzimet e shpallura sot për punën e restoranteve, hoteleve dhe bujtinave familjare.

Rregullat e reja janë hartuar nga ministritë e turizmit dhe shëndetësisë. Tryezat detyrimisht duhet të ndodhen në distancë mes njëra-tjetrës  të paktën 1,5 m. dhe së bashku në to mund të ulen jo më shumë se katër veta (më shumë njerëz mund të qëndrojnë në një vend vetëm në se janë prej një familjeje). Personeli, ndryshe nga klientët, detyrimisht duhet  të mbajnë maska apo helmeta. Ata duhet të mbajnë dhe doreza dhe të dezinfektojnë tavolinat dhe karriget pas çdo një klienti. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shell do të eksplorojë për naftë dhe gaz në bregun bullgar të Detit të Zi

Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production, nënshkruan një kontratë për eksplorim nga ana e kompanisë të pranisë së naftës dhe gazit në zonën..

botuar më 25-04-15 12.41.MD
Kallojan Geshev

Kallojan Geshev u bë kampion bote në aritmetikë mendore për të katërtën herë

Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e katërt botëror. Më 13 prill u mbajt finalja e Kampionatit Botëror të Aritmetikës Mendore – Online...

botuar më 25-04-15 9.21.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët lindore-juglindore, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 25-04-14 7.40.MD