Një ritual i lashtë që ekzekutohet në një komunitet të mbyllur – ky është vallëzimi mbi prish që prej shekujve është mbuluar me të fshehta dhe mistere. Në vitin 2009 rituali ishte përfshirë në listën e trashëgimisë jotmateriale kulturore të UNESKO-së dhe në Listën përfaqësive kombëtare të trashëgimisë jomateriale kulturore “Thesaret e gjalla njerëzore të Bullgarisë”.
Shumë shkencëtarë e lidhin vallëzimin e nestinarëve (kështu quhen valltarët mbi prush) me trakët e lashtë, megjithëse nuk ka të dhëna të sakta dhe konkrete për origjinën e ritit mistik. Informacioni, me të cilin po disponojmë, është kryesisht për elementet e tij të jashtme dhe të dukshme. Por thelbi, sekreti i misterit transmetohet brez pas brezit nga nestinarët e moshuar tek personat e zgjedhur, të cilët e kanë ndjerë lidhjen e vërtetë me ritin. Tradita e nestinarëve ruhet në disa fshatra në malin Stranxha (Bullgari Juglinodore) dhe në Greqinë Veriore. Tek ne nestinarët më shpesh ekzekutojnë vallen e tyre mbi zjarr si kulm në ditën e kushtuar Shenjtorëve Konstantin dhje Elen më 3 qershor (sipas stilit të vjetër).
Në fillim të shekullit të XX-të nestinarët nuk kanë qenë pranuar as nga Kisha, as nga autoritetet shtetërore, kurse gjatë kohës së socializmit praktikat e tyre janë ndaluar. Tek ne riti ringjallet pak nga pak pas vitit 1989, derisa në Greqi rituali është praktikuar pa ndërprerje.
„Jam i bindur se aftësitë që i zotëron një nestinar janë të trashëgueshme, por lidhja e gjakut nuk është e mjaftueshme. Duhet të mësosh shumë gjëra dhe të kuptosh domethënien e veprimeve rituale” – thotë Georgi Iliev, trashëgimtar i dy fiseve të nestinarëve, të shpërngulura gjatë viteve të turbullta në fillim të shekullit të kaluar dhe të vendosur në fshatin Kosti dhe në fshatin Brodillovo në vitin 1913. Ai është këngëtar popullor dhe kryetar i “Klubit të Trakëve” në qytetin bregdetar Carevo, udhëheqës i ansamblit folklorik “Hasekia”. Georgi Iliev është ndër pak njerëzit, të cilët e praktikojnë vallëzimin mbi prush në tërësinë e tij rituale.
„Shumica e njerëzve e lidhin ritualin tonë vetëm me vallëzimin mbi prushin, por kjo nuk është e drejtë – vazhdon nestinari. – Ka dhe elemente të tjera, të cilat kanë qenë anashkaluar, por janë pjesa të konsiderueshme prej ritualit. Në librat e vjetra lexojmë se “djepi” i vallëzimit mbi prush është fshati Kosti. Aty riti ka qenë më i përhapur dhe më i nderuar. Unë personalisht e ndjeva lidhjen me këtë rit para 15 vjetësh, kur dy gjyshërit e mi vdiqën njëri pas tjetri brenda një periudhe të shkurtër. Atëherë u lidha me organizatorët e festës në Kosti dhe e vizitova atë. Bile nuk më kujtohet pse pikërisht hyra në zjarr, vetëm e bëra këtë. Jam shumë i mirënjohur personave, të cilët më kanë zbuluar pak nga pak të fshehtat e ritit. Mësova shumë dhe nga miqtë e mi në Greqinë e Veriut, të cilët janë trashëgimtarët e të shpërngulurve nga fshatrat Kosti dhe Brodillovo. Në fillim më pranuan pak vështirë, por ata vetë vendosin çfarë dhe kujt t ‘i tregojnë. Disa gjëra kam mësuar nga të afërmit e mi. Stërgjysha ime ka qenë nestinarka dhe e ka praktikuar ritualin, por e bija dhe nusja e djalit të saj nuk kanë pasur mundësi ta praktikojnë atë për shkak të ndalimeve”.
Georgit i kujtohet për vizitën e tij të parë tek nestinarët në Greqi:
„Mbeta pa fjalë dhe mendimi im i vetëm ishte: “O, Zot, pse e kemi humbur këtë!“. Vitet e fundit shpenzoj shumë mundje dhe para për të restauruar të paktën elementet kryesore të ritualit dhe ato të pranohen nga njerëzit. Kjo nuk është një shfaqje teatrale, nuk e bëjmë për duartrokitjet e publikut. E bëjmë atë për veten tonë. Çdo njeri ka mision. Imi është të mbledh të gjitha sendet rituale, kujtimet, dijet për këtë vallëzimin mbi prush, në mënyrë që përmes sime kjo traditë të kthehet në atdheun e vet”.
Nga Georgi mësojmë gjithashtu se festa më 3 qershor do të organizohet në praninë e pak njerëzve, vetëm nga komuniteti vendas. Për shkak të kufizimeve në lidhje me epideminë nuk duhet të ketë mbledhje masive të njerëzve.
“A mund të më besoni se në këtë fshat, kaq të vogël, gjatë viteve janë mbledhur nga 5 mijë – 6 mijë veta njëkohësisht. Dhe kjo pengon zhvillimin normal të ritualit. Prandaj sivjet morën vendim ta bëjnë atë vetëm në praninë e vendasve”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Georgi IlievEkspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..