Mundës nga skuadra kombëtare e Bullgarisë, shumë medalje të fituara në garat evropiane dhe bullgare – për këtë është i njohur Mehmed Feraim. Sot, burri 27 vjeçar korr suksese edhe në fushat e luleshtrydheve në fshatin e tij të lindjes Peçenica në Lludogorie.
“Deri tani familja ime merrej mе blegtori, por ëndrra e madhe e babit tim ishte për të rritur luleshtrydhe biologjike. Dhe meqenëse tashmë një vit banoj në fshat, vendosëm për ta realizuar. Konsultohemi me një specialist të bio-bujqësisë, që të kemi prodhim cilësor dhe sivjet do të kemi rendimentin tonë të parë” – thotë fermeri i ri.
Familja e Mehmedit rrit 30 dynymë luleshtrydhe biologjike. Në këtë prodhim nuk përdoren plehra dhe preparate artificiale dhe nuk ka pesticide, na shpjegon ai procesin e gjatë dhe të vështirë të bio-bujqësisë. Prodhimi është shumë i shtrenjtë, por kënaqësinë e vet Mehmedi e përshkruan kështu: “Besoni, shija e luleshtrydheve ekologjikisht të pastra është krejt e ndryshme, e vërtetë! Kurrë nuk kam ngrënë luleshtrydhe kaq të shijshme!”
Një prej sfidave para prodhuesit të produkteve biologjike është mungesa e krahut të punës. Nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka arritur të gjejë njerëz, të cilët të punojnë në fushat e luleshtrydheve.
“Dje patëm 30 punonjës, sot – 50. Moti me shi na pengon. Siç e dini luleshtrydhja është një frutë që prishet shumë shpejt. Dhe moti i lagët nuk i ndikon mirë. Sot mblodhëm 2 tonë, por duhej të mblidhnim 5 tonë. Shpresoj se deri në 20 qershor ta përfundojmë me vjeljen e luleshtrydheve.”
Sa i përket realizimit të prodhimit ish-kampioni i mundjes dhe fermer i tanishëm është i qetë:
“Ka një interes të madh ndaj luleshtrydheve tona biologjike. E dorëzojmë prodhimin tonë në Veliko Tërnovo, ku ka frigoriferë të mëdhenj dhe nga atjeproduktet ekologjikisht të pastra përhapen në tregjet evropiane.Vazhdimisht bëhen analiza, të cilat tregojnë se luleshtrydhet e fushave të fshatit Peçenica janë me cilësit të lartë dhe janë rritur me dashuri të madhe ndaj natyrës.”
Bujqësia sot është përgjegjësia jonë për të ardhmen e bletëve, tokës, ujërave, ajo është e ardhmja e fëmijëve tanë!– kjo është motoja e Mehmed Feraimit në profesionin e tij të ri.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal Mehmed Feraim
Në një qëndrim drejtuar Presidentit Rumen Radev, Kryetares së Parlamentit Natalija Kiselova dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov, Shoqata e Organizatave të Punëdhënësve Bullgarë shprehu mbështetjen e saj kategorike për anëtarësimin e Bullgarisë në..
Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para..
Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, mundësia që Bullgaria të bëhet shteti i 21-të në Bashkimin Evropian që pranon monedhën e përbashkët evropiane duket gjithnjë e më reale. Të tilla sinjale vijnë si nga qeveria vendase, e cila ka deklaruar disa herë se..
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë miratohet nga 46.5% e qytetarëve dhe 66.3% e bizneseve, sipas një sondazhi të Agjencisë “Alfa Research”. 46.8% e..