Kryeprokurori Ivan Geshev është kategorik se shkaku që bankieri i pandehur Cvetan Vasilev të fshihet në Beograd është politik. Geshev mendon se vendimi për ekstradimin e tij është i shtetit serb, ndërsa vendimi për ekstradimin e afaristit të akuzuar Vasill Bozhkov është i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryeprokurori nënvizoi se autoritete gjyqësore e kanë kryer punën e tyre dhe këtej e tutje duhet të veprojë diplomacia bullgare dhe qeveria.
Sipas Kryeprokurorit Geshev Cvetan Vasilev dhe Vasill Bozhkov kanë interes që të ketë shtet dhe prokurori të dobët, që të mund të vjedhin pa u ndëshkuar.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..