Si rezultat i veprimtarisë së njeriut 2/3 prej sipërfaqes së oqeanit dhe ¾ prej hapësirës tokësore kanë ndryshuar rrënjësisht. Në periudhën që nga viti 2010 deri më 2015 32 mln hektarë prej pyjeve janë zhdukur. Në kuadrin e 10 viteve në vijim çdo një lloj i katërt i njohur mund të zhduket për gjithmonë nga planeti.
Shkencëtarët janë kategorikë se nëpërmjet prishjes së bilancit në natyrë njeriu krijon kushte ideale për përhapjen e viruseve nga kafshët drejt njerëzve.
Sipas studimeve rreth 75 për qind e të gjitha sëmundjeve ngjitëse tek njerëzit janë zoonotike. Këtë e ripohon edhe Covid-19, përhapja e të cilit i detyrohet humbjes së shumëllojshmërisë biologjike. Sa më i pasur për nga llojet është ekosistemi ynë, kaq më vështirë përhapen patogjenët në të, për shkak të barrierës së natyrshme që krijohet nga shumëllojshmëria e llojeve. Prandaj sivjet tema e Ditës Botërore të Mjedisit është shumëllojshmëria biologjike. Qëllimi është që njerëzimi të ndërmarrë veprime aktive kundër zhdukjes së llojeve dhe shkatërrimit të natyrës.
Në sfondin e vendeve të tjera evropiane në Bullgari situata duket optimiste, thotë Spas Uzunov, ekspert nga “Mbrojtja e Natyrës” pranë fondacionit “Shumëllojshmëri biologjike”.
"Ne jemi në një prej vendeve të para në Evropë për nga shumëllojshmëria e formave të jetës, habitateve dhe eko-sistemeve. Gjatë dekadës së fundit zhvillimi i vrullshëm i jetës ekonomike në Bullgari shtron çështjen për politikat e përdorura dhe veprimet tona për ta mbrojtur këtë pasuri. Po vëzhgojmë lloje, të cilat pakësohen, asgjësohen habitate, ndërsa asgjësimi i habitateve është faktori më i rëndësishëm për pakësimin e shumëllojshmërisë biologjike në plan botëror. Kur i ndërtojmë hotelet duke asgjësuar resurset natyrore ne i humbim turistët.”
Këtë e ripohon ulja e numrit të turistëve bullgarë, të cilët preferojnë disa vende fqinje për shkak të natyrës së ruajtur: prishja e natyrës në Ahtopol, ndërtimi skandaloz afër krahinës së mbrojtur “Bllatoto Alepu”, tubacioni në Varna, ndërtimi në zonën e mbrojtur të Iraklisë shkaktojnë vala pakënaqësie. Një shkas tjetër për pakënaqësi dhanë edhe amendamentet e përgatitura në Ligjin për Shumëllojshmërinë Biologjike, i cili rregullon administrimin e zonave nga rrjeti evropian “Natyra 200”. Rrethet shkencore, si dhe shumë organizata ekologjike, i quajtën ndryshimet “lobiste” që mbrojnë interesa private.
“U jepen të drejta biznesit vendor dhe kombëtar për të kontrolluar shumëllojshmërinë biologjike – shënon eksperti. – Korrigjimet parashikojnë heqjen e organizatave shkencore nga organet, të cilat përpunojnë masat për ruajtjen e llojeve të mbrojtura dhe të habitateve. Ndërkaq, i jepet fuqi e plotë Ministrit të Mjedisit. Po e shohim rezultatin në bregdet dhe në vende të tjera.”
Një fakt tjetër shqetësues është vdekja në masë e bletëve për shkak të bujqësisë intensive:
“Kjo është një ulje dramatike e numrit dhe shumëllojshmërisë së këtyre llojeve. Sigurisht që pesticidet dhe plehrat artificiale, të cilat përdoren në ekonomi, janë një prej shkaqeve, por jo dhe shkaku i vetëm. Asgjësimi i habitateve, ndryshimet e klimës dhe ushqimet e modifikuara gjenetikisht gjithashtu kontribuojnë për zhdukjen e tyre. Të gjithë këta faktorë çojnë në uljen drastike të pjalmuesve, pa të cilët nuk mund të funksionojnë as eko-sistemet, as ne, si qytetërim.
Megjithatë, me shumë përpjekje organizatat ekologjike arrijnë të përpunojnë projekte të suksesshme për ruajtjen e natyrës. Dy prej tyre sivjet arritën finalet e konkursit për çmimet “Natura”, organizuar nga Komisioni Evropian. Këto janë iniciativa për ruajtjen e pyjeve të vjetra në 145 zona të mbrojtura prej Naturës 2000 dhe projekti për ringjalljen e Regjionit të Danubit të WWF.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay, Facebook/Spas UzunovSukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..