Parashikimet për këtë vit janë për uljen e produktit të brendshëm bruto me afro 7 për qind, por vitin e ardhshëm ai do të rritet me 6 për qind, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Megjithëqë nuk mbyllëm sektorë të tërë, ekonomia jonë është në varësi të asaj evropiane. Bashkë me Kroacinë kemi mundësi të mëdha, sepse sipas Komisionit Evropian hymë në krizë të përgatitur. Po zhvillojmë bisedime me kompani të mëdha për të investuar në vend, shtoi ministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..