Ministri i sportit Krasen Kralev shprehu kënaqësi nga rimëkëmbja e sezonit futbollistik me tifozë në stadiumet. Në faqen e tij në Facebook ai shkroi “Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Bullgaria u lejoi tifozëve të përkrahin futbollistët e tyre.” Lidhur me këtë gazetat italiane „Corriere dello Sport” dhe „Tuttosport” në botime të tyre theksuan, se “Bullgaria tregon se si mund të ketë fansa në tribunat” .
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..