Pothuajse një e katërta e bujqve të cilët vjet aplikuan për subvencionimin në skemën e mbështetjes së shoqëruar nuk morën para për shkak të provës së mashtrimeve. Këtë e tha në një brifing të përbashkët me ministrin e bujqësisë drejtori i Fondit “Bujqësi” Vasill Grudev. Brifingu ishte në përgjigje të një incizimi, botuar në internet, nga takim i ministres Desisllava Taneva dhe i prodhuesve të perimeve dhe të frutave në të cilën ajo këshillon të theksohet se nuk ka mashtrime të zbuluara në skemat e mbështetjes së shoqëruar që të mos ndalet financimi nga Brukseli. Taneva ishte kategorike, se replika është jashtë kontekstit të diskutimit të saj dhe se në praktikë nuk ka asnjë mundësi që Komisioni Evropian të mos jetë informuar për kontrollimet dhe shkeljet. Mezi pasi komisioni merr informacionin e domosdoshëm ai i lejon Fondit “Bujqësi” pagesat sipas skemës.
Sipas ministres Taneva prapa sulmit ndaj saj qëndrojnë interesa politike. Ajo shprehu frikë, se kjo mund të rrezikojë marrjen e mbështetjes së shoqëruar gjatë periudhës së ardhshme programore.
Më herët sot qendra e shtypit të Ministrisë së bujqësisë përhapi njoftim, në të cilën theksohet se ministria informoi rregullit Komisionin Evropian për rezultatet e të gjitha kontrollimeve t skemave evropiane të financuara me mjete kombëtare dhe evropiane.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..