Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit në Bullgari janë më tepër pesimistë

Foto: arkiv

Vetëm 9% e punëdhënësve në Bullgari planifikojnë emërime të nëpunësve të rinj gjatë periudhës verore, 15% nuk kanë në plan të shkurtojnë personelin e vet, ndërsa 67% nuk planifikojnë të ndryshojnë numrin e personelit. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi të “ManpowerGroup” të zhvilluar ndër 353 punëdhënës bullgarë gjatë kufizimeve për shkak të Covid-19.

Mbi 1/5 prej të anketuarve presin që të kthehen në nivelet para pandemisë në kuadrin e 3 muajve në vijim.

Rritje e vogël e punësimit pritet në sektorët “Shërbime financiare dhe të biznesit” dhe “Industri”. Në sektorin publik dhe social, në transport dhe komunikime parashikohet ulje prej 13%, ndërsa në ndërtim – 18%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD

Në Antarktidë do të kërkojnë anëtarë të rinj për akuariumin e akullit në Plovdiv

Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit të Kristijan Vlladov dhe Stefan Kjurkçiev është pasurimi i koleksioneve të muzeut, si dhe kërkimi i..

botuar më 25-02-05 3.59.MD