Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.
Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..