Hayes & Y janë fituesit në konkursin “Pranvera 2020” të Radios Kombëtare Bullgare. Kënga e tyre “Call the Police” fitoi çmimin e madh – pjesëmarrje në festivalin “Eurosonic 2021” në Groningen të Vendeve të Ulëta.
Mbajtësi i çmimit special për debutim është Aleksandër Georgiev (A.L.E.K.S), autor dhe interpretues i këngës “Paradise with you”. Çmimin e parë të jurisë e fitoi kënga “Phoenix” të grupit “Casual Threesome”, atë të dytë – kënga “Call the Police” të Hayes & Y, ndërsa çmimi i dëgjuesve iu dorëzua Margarita Hranovës për këngën “Vetëm me dashurinë”.
Koncerti tradicional i finalistëve dhe dorëzimi i çmimeve do të mbahet më vonë këtë vit.
Këngët-finaliste dhe fituesit e konkursit “Pranvera 2020” për këngë të re pop dhe rok të BNR-së mund t’i dëgjoni KËTU.Ditën kur të krishterët ortodoksë nderojnë ikonën “Nëna e Shenjtë e Zotit – Është e Denjë”, qyteti bregdetar Pomorie mirëpret përsëri qindra pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Ortodokse me të njëjtin emër. Edicioni i 21-të i forumit..
Njëri nga muzikantët më të spikatur në përbërjen e Filarmonisë së Strasburgut është violisti bullgar Boris Tonkov. Një talent i dëshmuar, i cili mbaron Shkollën Kombëtare të Muzikës “Ljubomir Pipkov” në Sofje si nxënës i legjendarit prof. Ognjan Stançev..
Gjithmonë duke ecur me kohën, por duke ruajtur stilin e tij karakteristik, Stenli prezanton këngën e tij më të fundit "Pushteti". Muzika u krijua së bashku me muzikantët e rinj nga Innerglow, Todor Kovaçev shkroi tekstin, Petër Zhelev bëri aranzhimin...