79 janë rastet e ripohuara të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur Portali Unik Informativ. Më shumë janë rastet në rajonet e Pazarxhikut – 16, Slivenit – 16, Sofjes – 18 dhe në Shumen – 12. Tre veta me koronavirus dhe sëmundje shoqëruese kanë vdekur gjatë periudhës së shënuar. Kështu numri total i të vdekurve që nga fillimi i epidemisë është 167 veta. Rastet e ripohuara të të infektuarve me koronavirus në Bullgari janë gjithsej 2889, 1099 prej të cilave janë aktive. Personat e shëruar janë 1623, 36 prej të cilëve janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..