Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra evropiane për paramedikë do të ndërtohet në Bullgari

Foto: Kryqi i Kuq Bullgar

Bullgaria është gjithnjë e më afër krijimit të qendrës evropiane për trajnimin e specialistëve në fushën e fatkeqësive, avarive dhe aksidentеve.

Kuvendi popullor përkrahu ndërtimin e një qendre të tillë  dhe të një shkolle për specialistë të ndihmës së ashtuquajtur“para-mjekësore”  me amendamente të miratuara në lexim të parë të Ligjit për Kryqin e Kuq Bullgar. Me to do të jepet mundësi për marrjen falas të së drejtës për të ndërtuar në favor të Kryqit të Kuq Bullgar mbi prona të paluajtshme publike, shtetërore  apo private.

Ideja për një qendër të tillë arsimore në vend ishte linçuar para disa vitesh nga Presidenti i Federatës Botërore të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe Francesco Roca. Ajo do të jetë me kapacitet 1200 veta dhe në të do të trajnohen paramedikë nga Bullgaria dhe nga e gjithë Evropa.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Një mekanizëm i përhershëm koordinues do të luftojë kontrabandën

Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..

botuar më 25-04-09 1.38.MD

PP-DB kërkoi dorëheqjen e shefit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..

botuar më 25-04-09 12.06.MD
Grozdan Karaxhov

Grozdan Karaxhov: Synimi ynë është të ulim numrin e vdekjeve në rrugë me 20%

20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..

botuar më 25-04-09 9.51.PD