Gjatë këtij viti Agjencia Shtetërore “Arkiva” nuk hapi sallën e ekspozitave për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Arkivave. Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit është një shans të bëjmë një shëtitje virtuale në të kaluarën. Nëpërmjet trashëgimisë së ruajtur mund të njihemi me njerëz të jashtëzakonshëm dhe të përjetojmë ngjarje të cilat shënuan rrugën e vendin tonë gjatë shekujve.
Në sajtin e Agjencisë tashmë mund të shihen 47 ekspozita digjitale të krijuara në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2020. Në to prezantohen ngjarje të rëndësishme historike, personalitete të shquara, përvjetorë nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vende të tjera. Ndër ekspozitat ka të tilla, të cilat prezantojnë kryetarin më të suksesshëm të bashkisë së Sofjes Ivan Ivanov miratimin e Kushtetutës së Tërnovos dhe shpalljen e Sofjes kryeqytet të ri bullgar formimin e shoqërisë civile tek ne dhe ekspozita për protestat kundër ndotjes së ajrit të qytetit danubian Ruse, për fatin e hebrenjve bullgarë, për princin Aleksandër Batenberg, për shkencëtarin kozmik Viden Tabakov për shkrimtarin Jordan Jovkov, për udhëtaren Ljuba Kutinçeva dhe shumë të tjerë.
Mbledhja e kujtesës dokumentare për historinë e vendit filloi menjëherë pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878. Mirëpo ka dokumente të cilat na kthejnë vite mbrapa si për shembull kronika e vjetër nga shekulli i 14-të. Arkivat ruajnë dokumente edhe për epidemi të përhapura në mes të popullit bullgar.
“Në se i lexojmë dokumentet me vëmendje do të zbulojmë se nuk ka asgjë të re në zhvillimet – thekson kryetari i agjencisë docent Mihaill Gruev. – Sëmundjet, epidemitë dhe fatkeqësitë e lidhura me to gjithnjë kanë shoqëruar jetën e bullgarëve që prej mijëvjeçareve.
Gjatë Mesjetës më e tmerrshme ishte murtaja. Ndoshta për të dimë më shumë sepse ajo u bë një subjekt në letërsi dhe arketip i krijimtarisë së shumë autorëve. Nga koha më e re ka dokumente për kolerën e cila mori jetën e dhjetëra mijë njerëzve sidomos gjatë luftërave, për tifon, malarien dhe sëmundjen spanjolle – e cila mori jetën e aq shumë njerëzve që ato mund të krahasohen me viktimat e Luftës së Parë Botërore.”
Agjencia pasuron arkivat në sajë të të afërmve të cilët vendosin të ndajnë dokumentet dhe fotot e trashëguara. Kohët e fundit një nga fondet më interesante lidhet me prijësin e bujive G.M.Dimitrov dhe letrarët Evgenija Mars, Valeri Petrov, Leda Mileva “Ruajmë dorëshkrimin e vjershës më të njohur të shkrimtares Leda Mileva – “Lepuri i bardhë”, korrespondenca e saj me shkrimtarë të tjerë, përkthime të saj që nga vitet shkollore kur ajo mësonte në Kolegjin Amerikan. Jashtëzakonisht i çmueshëm është fondi i shkrimtarit Valeri Petrov i cili prezanton laboratorin krijues të këtij poeti të famshëm. Prej tij shihet se si poeti punonte që nga vitet shkollore dhe redaktonte tekstet e tij duke i bashkuar, një teknikë e vjetër, e cila mbeti në histori në saj të kompjuterit.”
Interes më të madh lexuesit shfaqin ndaj sajteve kushtuara luftërave dhe më në veçanti Luftës së Parë Botërore për shkak të regjistrit të plotë me afro 100 mijë emra të viktimave. Koleksioni tjetër më të lexuar dokumentar ka të bëjë me të ashtuquajturin Gjyq të Popullit. Agjencia tashmë digjitalizoi 10 nga 13 përbërjet qendrore të këtij organi represiv të shtetit komunist me të gjitha proceset e zhvilluara. Pritet që derti në fund të vitit të ardhshëm të digjitalizohen edhe dokumentet e përbërjeve të tjera gjyqësore. Sipas docentit Mihaill Gruev afro 5 mijë studiues frekuentuan arkivin gjatë vitit të fundit.
“Arkivat nuk janë një vend ku vijnë politikanë” theksoi faktin docenti Gruev. Mirëpo, ku do të ishte Bullgaria sot në se klasa politike nxirrte mësimet nga e kaluara?
“Sipas politikanit amerikan Tomas Xhefersën (Thomas Jefferson) historia e njerëzimit tregon se njerëzimi nuk nxjerr mësime nga historia e vet. Doemos shumë gabime mund të evitohen ose të zbulohet se si në të kaluarën paraardhësit tanë u reaguan sfidave të ngjashme. Por gjithnjë koha është para neve.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..