Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do që të rimëkëmbet udhëtimi i lirë në BE

Foto: Facebook/ Екатерина Захариева

Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva mori pjesë në një konferencë video të 13 vendeve kushtuar rimëkëmbjes së udhëtimit të lirë në Evropë. Zaharieva nënvizoi se heqja e kufizimeve në BE duhet të jetë koordinuar në përputhje me Paketën e Komisionit Evropian për turizmin dhe transportin. Bullgaria ka miratuar rregulla të rrepta për siguri në turizëm.

Që nga 1 qershori janë mirëseardhur turistët nga 28 shtete-anëtare të BE-së dhe të Hapësirës Shengen, të cilët nuk duhet të vendosen në karantinë 14 ditore. Do t’i mirëpresim edhe shtetasit e akoma 8 vendeve të tjera, për të cilët karantina është e detyrueshme.

Zaharieva theksoi se situata në Bullgari në lidhje me përhapjen e koronavirusit është e qëndrueshme dhe aktualisht jemi një nga destinacionet më të sigurta turistike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD