„Nënat për dhurimin“ – kështu quhet fondacioni i një grup nënash, të cilat ndihmojnë që në Bullgari të lindin më shumë foshnja. Për dhurimin e materialit gjenetik nga njerëz të rinj dhe të shëndetshëm tek ne flitet prej pak kohe – pothuaj 10 vjet. Sipas informacionit të fondacionit 40 mijë janë bullgaret, të cilat kanë nevojë për vezë të huaj për të realizuar ëndrrën e tyre të mëmësisë.
Kjo është një formë e dhurimit, siç është për shembull dhurimi i gjakut. “Dhurimi është jetë” është motoja e fondacionit të nënave dhe këto nuk janë vetëm fjalë – deri tani ai ka ndihmuar lindjen e 2000 bebeve.
Fondacioni është themeluar në vitin 2014 nga tri gra dhe tani në të anëtarësojnë 4 mijë vajza dhe dhjemë nga i gjithë vendi, të cilët janë dhurues anonimë.
„Kjo është një organizatë prej vullnetarëve, të cilët dhurojnë. Përpiqemi dhe të popullarizojmë problemin e grave, të cilat kanë nevojë për vezë të dhuruar dhe bashkë me këtë të ndihmojmë financiarisht procedurat” – shpjegoi Viktoria Dimitrova, një nga themelueset e fondacionit dhe vazhdoi:
„Prej dhuruesve të deritanishëm vetëm 5 ishin gratë që erdhën tek ne mjaft të informuar mbi problemin. Të tjerët marrin informacion nga ne. Zakonisht motivacioni i tyre është lidhur me këtë se janë nëna. Çdo një nënë shpesh shikon në sytë e fëmijës së vet dhe kështu dhimbja në sytë e një njeriu të huaj fiton një kuptim të ndryshëm. Gjëja tjetër që tërheq njerëzit është se ne jemi transparentë – nuk fshehim fytyrat tona, nuk fshehim bebet e lindura. Kjo është me rëndësi për ne – të ketë dukshmëri, të dihet se njerëzit që vijnë tek ne janë gati të dhurojnë në mënyrë anonime dhe pa kërkuar asgjë për këtë gjest të tyre. Në se njeriu nuk mund të bëhet dhurues, ai mund të na ndihmojë financiarisht. Në sajtin tonë kemi llogari bankare, organizojmë dhe pazare bamirëse, të ardhurat prej të cilave përdorim për kauzën tonë. Në sajtin tonë mund të shikoni dhe çiftet, të cilat kanë marrë ndihmën tonë – ata që kanë marrë material gjenetik nga ne dhe i kemi ndihmuar financiarisht për lindjen e foshnjave të tyre”
Gjatë kohës së pandemisë është marrë lejim nga Ministria e Shëndetësisë për vazhdimin e procedurave të dhurimit për dhuruesit që tashmë i kishin filluar ato. 22 gra kanë përfunduar procedurat e tyre të dhurimit gjatë marsit dhe prillit dhe 5 burrë janë bërë dhurues gjatë kësaj periudhe, pavarësisht nga masat e parandalimit që ishin në fuqi në vend, shpjegoi Viktoria Dimitrova dhe shtoi:
„Kjo është diçka shumë e mirë – dhurimi nuk u ndërpre dhe gjatë kohës së izolimit social, bile kemi një tendencë akoma më pozitive – gjithnjë e më të rinj janë njerëzit, të cilët vijnë tek ne për të dhuruar – diçka që na jep shumë shpresë. Nganjëherë emocioni prej kësaj se ke dhuruar nuk mund të shpjegohet, aq fortë është ai. Dhuruesi mbetet anonim, ai nuk merr informacion për njerëzit që kanë marrë materialin e tij gjenetik, por ai del nga qendra jonë duke shpresuar se ka bërë diçka të mirë për dikë tjetër. Çdo ditë ime dhe e vajzave në fondacion fillon në orën 5 të mëngjesit – kjo është një punë pa ndërprerje, pa ditë pushimi. Sipas meje mënyra më e mirë për të shënuar Ditën Botërore të Dhuruesit – 13 qershor, është t’i falënderojmë të gjithë dhuruesit anonimë. Nuk ekziston diçka më e vlefshme se dhurimi i gëzimit”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: „Nënat për dhurimin“
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri...
Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..