Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 15 qershori hyjnë në fuqi masat e reja kundërepidemike

Kirill Ananiev
Foto: Qendra e Shtypit pranë Këshillit të Ministrave

Që nga 15 deri në 30 qershor në përputhje me urdhëresa të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev mbajtja e maskave, ose e mjeteve të tjera mbrojtëse mbetet e detyrueshme në transportin urban, në objekte me rëndësi publike dhe në ato tregtare, në farmaci dhe spitale. Në të gjitha vendet e tjera publike mbajtja e maskave është e rekomandueshme. Pasi pacientët e diagnostikuar me Covid-19 dalin nga spitali ata vendosen në karantinë 14 ditore. Vendimet e lëshuara deri në 15 qershor për izolim të detyrueshëm prej 28 ditësh hiqen me urdhër të drejtorëve të inspektorateve regjionale të shëndetësisë pas skadimit të karantinës 14 ditore dhe në rast një rezultati negativ për Covid-19. Nuk lejohen vizitat në spitale. Aktivitetet sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura zhvillohen me plotësim të kapacitetit të vendeve deri në 50% dhe distancë mes spektatorëve të paktën një vend. Me plotësim të kapacitetit të ambienteve deri në 50% mund të zhvillohen gjithashtu kongrese, konferenca, seminare, ekspozita dhe aktivitete kulturore-argëtuese, përfshi këtu teatrot, koncertet, shfaqjet skenike. Me korrigjim të urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga dita e hënë, 15 qershor, lejohet hapja e diskotekave, e klubeve të natës dhe bareve. Kërkesa është që të respektohen masat kundërepidemike në vend.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD