Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Analizues: Biznes në politikë ose politikë në biznes

Për Vasill Bozhkovin dhe për të ardhmen e tij politike

Sende antike nga Muzeu “Vasill Bozhkov”​
Foto: BGES

Në fillim të qershorit biznesmeni VasillBozhkov i cili fshihet në Dubaj sepse kundër tij prokuroria e specializuar bullgare ngriti dhjetëra akuza, shpalli se do të hyjë në politikën bullgare. Para dy ditësh në Facebook ai lajmëroi, se projekti i tij politik do të quhet “Vera Bullgare” dhe botoi në profilin e tij një anketë me pyetjen: “A do të më përkrahni për një projekt të ri politik?” deklarata e tij tërhoqi vëmendjen e shoqërisë dhe analizuesve politikë.

Megjithëqë politika nëpërmjet Facebook-ut të mos jetë e vërtetë siç thekson politologu Boris Popivanov:

“Potencial për projekt politik me vete deri tashti biznesmenë bullgarë nuk kanë treguar. Kishte prova të hyjnë në politikë me parti të veta politike, por në terësi ato u dështuan ose ishin në politikë jo më shumë se një mandat. Nuk mendoj se rasti i tanishëm mund të ndryshojë tendencën. Për më tepër se bëhet fjalë për një figurë e cila nuk mund të kthehet edhe në Bullgari, të mos flasim se si do të realizohen idetë e tij.”

Sipas sociologut Jurij Asllanov, Vasill Bozhkov nuk disponon potencial të vet politik, por mund të ndryshojë raportin midis forcave politike. Të diktuar nga ofendimi dhe dëshira për revansh – kështu Asllanov shpjegon qëndrimin e “bosit të bixhozit”.

“Nuk mendoj, se Bozhkov është një njeri i cili nuk e vlerëson objektivisht situatën. Ai duhet të ketë të qartë se nuk është figura tërheqëse, e cila mund të akumulojë energji. Mirëpo, mund të ndihmojë projekte të tjera me financa.”

Si një lojë të menduar dhe naive të politikës e cakton sociologu Andrej Rajçev dëshirën e biznesmenit të akuzuar të realizojë projekt politik, me të cilin të rrëzojë qeverinë e Bojko Borisovit, siç tha vetë Bozhkovi në një intervistë për agjencinë “Bllumbërg”.

“Shanset e tij janë pothuajse zero – thekson Rajçevi. – Bullgarët i urrejnë të pasurit sepse mendojnë se u pasuruan në mënyrë të pandershme në vitet e tranzicionit.  Në se Bozhkovi do të përkrahë ndonjë formacion tjetër politik atëherë mund të bëhet deputetë dhe që këtu të fitojë mbrojtje për shkak të imunitetit gjë pas së cilës të kthehet në Bullgari. Sidoqoftë ai ndjehet i ofenduar. Megjithëkëtë e dozon hapat.”

Politologu Stojço Stojçev gjithashtu mendon, se Bozhkovi nuk tërheq simpatitë e njerëzve me mbivendosjen e vet në hapësirën publike. Stojçevi e trajton deklaratën për projekt politikë si një dukuri “jo e shëndetshme” në shoqërinë tonë.

“I shëmtuar është qëndrimi për projekte në politikë. Mirëpo ai u imponua. Projekti është një gjë e cila nuk zgjatet shumë sepse ai mbaron kur qëllimet realizohen. Projekti nuk përbën një vizion për prani afatgjatë. Një projekt eventual i Bozhkovit mund të jetë me afat deri në zgjedhjet”, konkludon Stojço Stojçevi.

Me materiale nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD
Ali Ahmeti dhe Angell Angellov

Ali Ahmeti dhe ambasadori Angell Angellov u takuan në Shkup

Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..

botuar më 24-08-16 3.54.MD