Mbi 1 mln e 600 mijë bullgarë kanë në plan të pushojnë këtë verë. Pak mbi gjysmë prej tyre (53% këtë vit, 54% vitin e kaluar) do të zgjedhin bregdetin bullgar. Këtë e tregon një studim i agjencisë sociologjike “Trend” me kërkesë të gazetës “24 çasa”.
Vëzhgohet rritje e bullgarëve që preferojnë të pushojnë në malet bullgare – 21% (16% gjatë vitit 2019). 20% e bullgarëve kanë plane të pushojnë jashtë shtetit (32% gjatë 2019-ës). Destinacionet më të preferuara nga bullgarët janë Greqia – 65% (57% vitin e kaluar) dhe Turqia – 20% (29% në vitin 2019).
Bullgarët që nuk kanë plane për të pushuar këtë vit shënojnë si motiv kryesor për këtë mungesën e mundësive financiare – 61% . Vetëm 12% kanë frikë nga koronavirusi.Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..