Për vitin e tretë me radhë qytetarët dhe miqtë e Plovdivit (Bullgari Jugore) mund të ndjekin projektimet e filmave “Kinema verore në park”. Që nga 1 deri më 19 korrik gjatë maratonës kinematografike do të projektohen filma bullgare, evropiane dhe amerikane.
Kjo do të bëhet në vende të njohura në qytet, si Kopshti i Mbretit Simeon, Nebet Tepe, Kodra e të Rinjve, parku pranë Kanalit të Kanotazhit, parku pranë urës së mbuluar mbi lumin Marica etj.
Në ekran me dimensionet e një ndërtese dykatëshe adhuruesit e kinemasë do të shikojnë filmat bullgarë “Në rreth” , “Kthimi”, “Dozë lumturie”. Ndër titujt e huaj të zgjedhur janë “Taksi 5”, “Terapi dashurie”, komedia “Polici nga Belleville”, filmi argjentinas “La Quietud” etj. Të gjitha projektimet janë falas.
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..